RINOQERONTI INDIAN

 

Nëse do të peshonim rreth dy tonelata dhe do të ishim të mbështjellë sikurse një makinë e blinduar, a mendoni se do të mund të ishim të shpejtë?

 

Epo, rinoqerontët indian, përkundër trupit të tyre që ngjason më një tank, janë çuditërisht tejet të shkathët. Ata kthehen, hidhen dhe vrapojnë me mjaft shkathtësi. Në fakt, disa prej tyre janë regjistruar duke vrapuar me shpejtësi rreth 45 kilometra në orë, dhe për këtë arsye të gjendesh në rrugën e tyre në këto raste nuk është gjë e mirë.

 

Mirëpo, ata dinë edhe si të qetësohen. Gjatë pjesës më të ngrohtë të ditës në kullosat e Indisë Veriore dhe Nepalit, ata freskohen duke u zhytur në çfarëdo ujëra apo pellgje të baltës që mund të gjejnë rreth tyre.

 

Lajmi i keq? Këto krijesa të mahnitshme pothuajse u zhdukën tërësisht nga gjuetia e pakontrolluar dhe nga shkatërrimi i habitatit të tyre në fillim të shekullit të 20-të.

 

Lajmi shpresëdhënës? Numrat e tyre janë shtuar gradualisht falë përpjekjeve për parandalimin e gjuajtjes si dhe mbrojtjen e habitatit të tyre.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE