RRËNOJAT E FORUMIT TË ROMËS

 

Kjo ultësirë në Romë fillimisht ishte veçse një ligatinë në mes të Kodrës Kapitoline dhe Kodrës Palatine. Mirëpo, pasi u tha, kjo zonë u shndërrua në qendrën e qeverisë së Romës antike si dhe emblema arkitekturore e pushtetit të saj të jashtëzakonshëm.

 

Një vendtakim natyror në mes të dy vendbanimeve fillestare të ngritura në dy kodrat që e rrethojnë, pas tharjes së saj, kjo zonë u përdor fillimisht si një treg i hapur. Mirëpo, me kalimin e shekujve, udhëheqësit e ndryshëm romak e porositën ndërtimin e tempujve, sallave dhe në fund Rostrës së Re, një platformë për fjalime publike, nga e cila senatorët mund t’iu drejtoheshin politikanëve bashkëkohës si dhe publikut të gjerë.

 

 

Shumë prej ndërtesave të Forumit tashmë janë kthyer në rrënoja. Mirëpo, me sa duket, ato vetëm sa e shtojnë tërheqjen dhe kureshtjen e vizitorëve të panumërt, të cilët duan veçse të shohin se si dukej dikur vendi ku rrihte zemra e Perandorisë Romake.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.