#RRINSHPI E FOL SHLIRË!

Që nga fillimi i përhapjes së pandemisë COVID-19, një ndër problemet më të mëdha për të gjithë njerëzit është masa e izolimit nga kontaktet fizike. Sigurisht, shfrytëzimi i teknologjisë për mbajtjen e kontakteve sociale në masë të madhe e ka lehtësuar këtë problem. Mirëpo, ka nga ata që këtë situatë nuk arrijnë ta përballojnë aq lehtë. Për këtë arsye, ditë më parë Komuna e Prishtinës bëri të ditur se në bashkëpunim me organizatat jo qeveritare QIPS (Qendra për Informim dhe Përmirësim Social), dhe Social Lab e kanë krijuar platformën Fol Shlirë.

 

“Platforma Fol Shlirë ofron ndihmën e parë psikologjike për të gjithë ata që potencialisht janë të ndikuar nga stresi i pandemisë së shkaktuar nga COVID-19,” bëri të ditur në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Kryetari i Komunës së Prishtinës z. Shpend Ahmeti. Më tej në këtë postim z. Ahmeti, thekson se kjo platformë është mundësuar edhe falë punës së ekipit të vullnetarëve në krye me Profesor Aliriza Arënliu, pa të cilët platforma nuk do të ishte e mundur.

 

Nëse ju duket se stresi i shkaktuar nga pandemia COVID019 atëherë mos hezitoni të thirrni në “Linjën e Jetës” në numrin 0800 12345 çdo ditë nga ora 18:00 deri në orën 02:00 të mëngjesit, ose vizitoni ueb faqen https://www.folshlire.online. Po ashtu, vlen të theksohet se i tërë komunikimi në këtë linjë është i koduar dhe i sigurt. Prandaj, nëse e ndjen që ke nevojë të komunikosh me dikë mos hezito por: #Rrishpi dhe Fol Shlirë.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE