SANI PASS –RRUGA FAMËKEQE NË KUFIRIN MES AFRIKËS SË JUGUT DHE LESOTOS

 

Duke nisur në një lartësi mbidetare prej 1544 metra për t’u ngjitur deri në 2876 metra, Sani Pass (Kalimi Sani) është një rrugë makinash me kthesa dhe lakime tejet famëkeqe. Ky kalim malor e përshkon peizazhin e ashpër të skarpateve (rrëpirave) të Drakensberg, dhe është rruga e vetme që e lidh provincën KwaZulu-Natal në Afrikën e Jugut me shtetin fqinj Lesoto.

 

Kthesat e ashpra dhe përpjetat e rrëpirëta bëjnë që pjesë të kësaj rruge të shtruar me dhe e gurë – sikurse ajo që shihet në foton më sipër – që nuk është më e gjatë se 10 kilometra të kalohen për katër orë. Kohëve të fundit, janë bërë përmirësime në rrugën e Sani Pass, duke e përfshirë edhe shtrimin e rrugës. Këto ndërhyrje e kanë rritur sigurinë, por në anën tjetër i kanë dëshpëruar aventurierët të cilët e preferojnë rrugën sfiduese.

 

Rruga e shtruar me gurë, e cila ka përshkallëzime deri në 1:3, është e posaçërisht e rrezikshme për të vozitur në të gjatë dimrit kur mund të mbulohet nga dëbora dhe akulli. Ligjet e Afrikës së Jugut i lejojnë vetëm makinat me tërheqje me të katër rrotat (4×4) që të qarkullojnë në këtë rrugë. Falë famës së saj, ekzistojnë disa operatorë turistik të cilët organizojnë udhëtime poshtë e lartë këtij kalimi.

 

Kalimi gjendet në mes të pikave kufitare të këtyre dy vendeve dhe është përafërsisht nëntë kilometra i gjatë. Vozitësit duhet të jenë vigjilent gjatë tërë kohës pasi që shumë prej tyre e kanë humbur jetën aty. Herë pas here, anash rrugës mund të hasen edhe mbetjet e makinave që nuk ia dalin që t’i përballojnë përshkallëzimet e larta dhe kushtet e kësaj rruge famëkeqe, por që për shumë kënd është edhe ngazëlluese.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE