SAXER LÜCKE – VENDI MË PANORAMIK PËR FOTOGRAFI NË ZVICËR

 

Alpet janë vargmali më i lartë dhe më i madh në Evropë. Ato e kanë një sipërfaqe prej 192.753 kilometra katror dhe shtrihen në tetë shtete evropiane: Austri, Francë, Gjermani, Itali, Lihtentshtajn, Monako, Slloveni dhe Zvicër.

 

Përkundër këtyre përmasave dhe shtrirjes në kaq shumë shtete, Zvicra është vendi më sinonim i Alpeve, ndonëse vetëm 14% e sipërfaqes së tyre shtrihen brenda territorit të saj. Mirëpo, duke qenë se Zvicra është relativisht e vogël më një sipërfaqe prej 41.285 kilometra katror, Alpet e përbëjnë 60% të sipërfaqes së saj të përgjithshme, duke e bërë atë një prej vendeve më alpine. Po ashtu, në pjesën e Alpeve Zvicerane gjenden 48 nga 82 majat alpine që ngrihen mbi 4.000 metra mbi nivelin e detit. Ndërsa 38 majat e tjera gjenden në një rreze prej 20 kilometra larg kufirit të këtij vendi. Sidoqoftë, pjesa më mbresëlënëse e Alpeve Zvicerane ngrihet në vetëm 2500 metra mbi nivelin e detit.

 

Pjesa më mbresëlënëse vetëm 2500 metra mbi nivelin e detit

Pjesa që njihet si Alpet Appenzell, gjegjësisht grupi verior i Alpstein në Appenzell Innerrhoden, Appenzell Ausserrhoden dhe St. Gallen, që siç është cekur më sipër ngrihen në vetëm 2500 metra mbi nivelin e detit është e bekuar me disa prej pamjeve më mbresëlënëse dhe rrjedhimisht me shtigjet më të bukura dhe më panoramike për alpinizëm.

 

Lartësia mbidetare relativisht e ulët do të thotë që kjo pjesë është e mbushur me shtigje lehtë të kalueshme të cilat kalojnë përmes një sërë vendesh thjeshtë mahnitëse ku secili është më i bukur se tjetri. Gjithsesi, disa prej pikave më të famshme janë: Berggasthaus Aescher apo Kasollja e Malit Aescher – restoranti i famshëm në shkëmbinjtë e lartë, Liqeni Seealpsee, Kreshta Schäfler, dhe vendi që shumëkush e konsideron si vendin më panoramik për fotografi në Zvicër – Saxer Lücke (Shtegu Saxer).

 

Një skulpturë shkëmbore

Saxer Lücke është një kalim që gjendet në një lartësi mbidetare prej 1649 metra. Aty shtyllat e shkëmbinjve ngrihen pothuajse vertikalisht nga Lugina e Rhine dhe përfundojnë në forma të lakuara. Saxer Lucke lirisht mund të konsiderohet si një skulpturë madhështore e skalitur nga natyra.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE