SHËTITJET VIRTUALE NË 10 ATRAKSIONET MË TË NJOHURA TË BOTËS

Për shkak të pandemisë COVID-19, aktualisht nuk është e mundur që të vizitohen atraksionet dhe destinacionet më të njohura të botës. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se nuk mund të kënaqemi me historinë dhe bukuritë e tyre. Petra, Chichen Itza, Machu Pitcchu, Taj Mahal, Stonehenge – janë vetëm disa prej destinacioneve më misterioze dhe më atraktive… Me ndihmën e internetit dhe shëtitjeve virtuale, gjithmonë mund t’i plotësoni njohuritë e juaja rreth tyre por, edhe që të kënaqeni me bukuritë e tyre.

 

Prandaj, shkoni pikërisht në ato vende që gjithmonë keni dashur që t’i vizitoni duke mos e harruar porosinë e qartë #rrinshpi.

 

1. MACHU PICCHU, PERU
Shumë detaje rreth asaj se kur është ndërtuar, vazhdojnë të jenë mister. Machu Picchu është ndërtuar në malet e Andeve në lartësinë mbidetare prej 2.430 metra, ndonëse në atë kohë ende nuk ishte shpikur rrota, dhe nuk ishte zhvilluar as praktika që të përdoreshin kafshët për transportimin e gurëve të stërmëdhenj.

 

2. KRISHTI SHPËTIMTAR, BRAZIL
Në majën e malit Corcovado, statuja e Krishtit Shpëtimtar shihet nga tërë Rio de Janeiro dhe ai është një simbol më vete i këtij qyteti por, edhe i tërë Brazilit.

 

3. PIRAMIDAT E GIZËS, EGJIPT
Në skajin e shkretëtirës, aty ku përfundon rëra dhe fillon qyteti i Kairos modern, qëndrojnë piramidat. Këto ndërtesa madhështore në Gizë janë ndërtuar rreth 4.500 vjet më parë si varreza të mëdha për faraonët.

 

4. KULLA E AJFELIT, PARIS
Kulla metalike e ndërtuar në Fushat e Marsit në Paris, sot është një pikë referimi dhe simbol i këtij qyteti. Ajo është ndërtuar në vitin 1889 si eksponat për Ekspozitën Botërore me rastin e festimit të njëqindvjetorit të revolucionit francez.

 

5. ANGKOR WAT, KAMBOXHI
“Qyteti i Tempujve” në Kamboxhi është monumenti fetar më i madh në botë. Fillimisht ai u ndërtua si kompleks hinduist i dedikuar Zotit Vishna gjatë pjesës së parë të shekullit të 12-të, mirëpo, gradualisht u shndërrua në qendrën e adhurimit të budizmit.

 

6. TAJ MAHAL, INDI
E ndërtuar në mes të viteve 1631 dhe 1654, ndërsa në realizimin e saj kanë punuar 22.000 njerëz. Shah Xhahan (Jahan) e urdhëroi ndërtimin e këtij mauzoleu për gruan e tij të vdekur Arjumand Banu, e cila njihet më shumë si Mumtaz Mahal

 

7. STONEHENGE
Ikona kulturore britanike e cila daton që nga periudha e neolitit dhe ajo e bronzit. Ajo gjendet në afërsi të qytezës Amesbury, në qarkun Wiltshire në Angli. Rreth 13 kilometra në veriperëndim të fortesës mesjetare në kodrën Solsbury.

 

8. PETRA, JORDANI
Ajo gjendet në Jordaninë e sotme, kurse në kohën e saj ishte kryeqyteti i mbretërisë arabe të Nabateas. Ky qytet ishte qendër tregtare dhe cak i karvanëve kurse, zhvillimi i tij vazhdoi edhe gjatë periudhës së Perandorisë Romake. Për botën perëndimore ky qytet u zbulua në vitin 1812 nga hulumtuesi zviceran Johan Ludvig Burhardt.

 

9. KOLOSEU, ROMË
Koloseu në Romë, është amfiteatri më i madh që është ndërtuar ndonjëherë.

 

10. CHICHEN ITZA, MEKSIKË
Ky është një lokacion arkeologjik i madh në krahinën Yukatan në Meksikë, nga periudha e Civilizimit të Majave.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE