SHKËMBI I GUATAPE

 

Guatape është një qytezë e bukur dy orë larg nga Medelin në Kolumbi. Atraksioni kryesor është shkëmbi gjigand i cili shihet nga kudo në qytet. Ky shkëmb masiv u krijua miliona vite më parë dhe indianët Tahami, ish banuesit e këtij rajoni e adhuronin këtë shkëmb.

 

Krahas bukurisë së tij, ky shkëmb e ka edhe një histori tjetër të çuditshme. Në anën veriore të shkëmbit është vizatuar një shkronjë e madhe “G” dhe një “U” e papërfunduar (vetëm njëra prej vijave vertikale është përfunduar). Sipas faqes së famshme “Wikipedia”, Guatape dhe El Penol e kanë kontestuar për një kohë të gjatë pronësinë e këtij shkëmbi. Banorët e Guatape vendosën që ta zgjidhnin këtë çështje duke e shkruar emrin e qytezës së tyre në faqet e shkëmbit me shkronja të mëdha të bardha. Mirëpo, shumë shpejt banorët e El Penol i vërejtën këto punime dhe një turmë e madhe u mblodh për t’i ndërprerë ato. Si përfundim vetëm shkronja “G” dhe një pjesë e shkronjës “U” u përfunduan.

Në pikën e tij më të lartë, në anën jug-lindore, ky shkëmb ngrihet në 2135 metra mbi nivelin e detit. Për t’u ngjitur në majë vizitorët duhet t’i përshkojnë 659 shkallë, dhe pamja që aty e arsyeton tërësisht këtë ngjitje prej rreth 30 minutave.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE