SHKRETETIRA E SAHARËS

 

Kur bëhet fjalë për shkretëtirat, Sahara, e cila gjendet në kontinentin afrikan, është padyshim më e famshmja në botë. Kjo famë është plotësisht e merituar falë sipërfaqes dhe temperaturave tepër të larta që mbizotërojnë atje.

 

Shkretëtira e tretë më e madhe në botë

Me një sipërfaqe prej 9,200,000 kilometra katrorë, ajo është shkretëtira më e madhe e nxehtë në botë dhe shkretëtira e tretë më e madhe në përgjithësi. Përmasat e saj i tejkalojnë vetëm dy rajone, të cilat pak kush i mendon kur flitet për shkretëtira. Me fjalë të tjera, Sahara është shkretëtira e tretë më e madhe në botë pasi që ajo është më e vogël se shkretëtirat e Antarktidës në Polin Jugor dhe Arktikut në Polin Verior të Tokës.

 

Sahara e mbulon pothuajse tërë pjesën veriore të Afrikës

Shkretëtira e Saharës e përfshin pjesën më të madhe të Afrikës së Veriut, me përjashtim të rajonit pjellor në bregun e Detit Mesdhe, Maleve Atlas të Magrebit dhe Luginës së Nilit në Egjipt dhe Sudan. Ajo shtrihet nga Deti i Kuq në lindje dhe Mesdheu në veri deri në Oqeanin Atlantik në perëndim, ku peizazhi gradualisht ndryshon nga shkretëtira në rrafshnalta bregdetare. Në jug kufizohet nga Saheli, një brez i savanës tropikale gjysmë të thatë rreth luginës së lumit Niger dhe rajonit të Sudanit të Afrikës Sub-Sahariane.

 

Sahara mund të ndahet në disa rajone, ku përfshihet Sahara perëndimore, malet qendrore Ahaggar, malet Tibesti, malet Air, shkretëtira Tenere dhe shkretëtira Libiane.

 

Alternim midis kullotave dhe shkretëtirës

Për disa qindra mijëra vjet, Sahara ka alternuar midis shkretëtirës dhe kullotave të savanës në një cikël 20,000-vjeçar të shkaktuar nga precesioni (hershimi ose përparimi) i boshtit të Tokës teksa ajo rrotullohet rreth Diellit, gjë që e ndryshon vendndodhjen e monsunit të Afrikës së Veriut (erërat sezonale që i sjellin shirat).

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE