SHPELLA E FINGALIT NË SKOCI

 

Shpella e Fingalit (origj. Fingal’s Cave) është një shpellë detare në ishullin e pabanuar të Staffa në ishujt e Hebrideve të Brendshme në Skoci, e cila është e njohur për akustikën e saj natyrale. Trusti Kombëtar për Skocinë (The National Trust for Scotland) e zotëron këtë shpellë si pjesë të një rezervati natyral kombëtar.

 

Formimi

Shpella e Fingalit është e krijuar tërësisht nga shtylla me formë heksagonale (gjashtëkëndëshe) në mes të një rrjedhe të llavës nga Periudha e Paleocenit (66 deri në 56 milionë vjet më parë).

 

Në këto lokacione, ftohja në sipërfaqen e sipërme dhe të poshtme të llavës së ngurtësuar ka rezultuar me tkurrje dhe pëlcitje, fillimisht në blloqe tetragonale (tetëkëndshe), duke u transformuar më pas në format heksagonale që zgjaten vertikalisht në mes të sipërfaqeve të ftohura. Me vazhdimin e ftohjes, këto të çara u zgjeruan gradualisht drejt qendrës së rrjedhës së llavës, duke i formuar kështu kolonat e gjata heksagonale, të cilat shihen sot në zonën e gërryer nga valët e detit.

 

Historia

Fillimisht Shpella e Fingalit ishte pjesë e pronës Ulva, të Klanit MacQuarrie (MekKuarri) rreth vitit 1777. Shpella u bë e njohur për botën anglisht folëse në vitin 1772 nga natyralisti i shekullit të 18-të Sir Joseph Banks (Sër Xhozef Benks). Ajo, më pas u bë e njohur si Shpella e Fingalit sipas emrit të heroit në poemën epike të poetit dhe historianit skocez të shekullit të 18-të James Macpherson (Xhejms Mefferson). Ku ajo është pjesë e Ciklit Osian të poemave të tij, për të cilat pohohet se janë bazuar në poemat e vjetra Kelte Skoceze.

 

Në mitologjinë irlandeze, heroi Fingal njihet si Fionn mac Cumhaill, dhe sugjerohet që Macpherson e ka ‘përkthyer’ këtë emër në Fingal (që do të thotë “i huaji i bardhë”) falë një keqkuptimi të këtij emri, i cili në gjuhën e vjetër kelte paraqitet si ‘Finn’. Sipas Legjendës së Gjigandit të Rrugës së Ngritur mbi Ujë (origj. The Legend of the Giant’s Causeway) Finn (ose Fionn) e ka ndërtuar rrugën e ngritur mbi ujë në mes të Irlandës dhe Skocisë.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE