SHPELLAT E MERMERIT NË LIQENIN E GJENERAL KARRERËS NË KILI

10.03.2023

 

Në anën e Kilit, ai njihet si Liqeni i Gjeneralit Karrera (General Carrera Lake). Mirëpo, nëse lundron drejt lindjes, pasi e kalon kufirin me Argjentinën do të gjendesh në Liqenin e Buenos Aires. E tërë kjo pa u larguar për asnjë moment nga varka.

 

Shpellat e mermerit të skalitur nga uji

Pa marrë parasysh se në cilën anë gjendesh pjesa më e madhe e brigjeve të këtij liqeni, i cili gjendet në rajonin e Patagonias, janë të rrethuara me shkëmbinj të mermerit të cilët janë gërryer nga uji. Madje, shembujt më dramatik të mermerit të skalitur gjenden në anën e Kilit. Gërryerjet e shkaktuara nga uji i akullnajave kanë krijuar shumë shpella të cekta të cilat i mirëpresin vizitorët për t’i eksploruar.

 

Një mrekulli natyrore me mot mesdhetar

Një tjetër tipar që e lartëson reputacionin e këtij liqeni si një mrekulli natyrore është moti i ngrohtë që mbizotëron aty. Majat e larta të Maleve Ande që e rrethojnë liqenin krijojnë një perde ndaj shiut, duke krijuar kështu një mikroklimë mesdhetare me diell. Kështu që, përderisa vizitorët e maleve përreth përballen me mot më të ftohtë dhe më të lagësht, qëndrimi buzë liqenit në përgjithësi përcillet me ditë të ngrohta dhe pa të reshura.

NEW MAGAZINE