SI MUND TË REAGOJNË TË RINJTË KUNDËR SHPËRTHIMIT TË KORONA VIRUSIT

Në këtë kohë kur korona virusi është duke u përhapur në mbarë botën, më shumë se kurrë më parë ne duhet të veprojmë si një dhe t’i respektojmë udhëzimet e institucioneve përkatëse për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së këtij virusi. Sidoqoftë, të qëndruarit brenda nuk do të thotë se nuk mund të kontribuoni për të ndihmuar shoqërinë që të tejkalojë këtë sfidë serioze.

 

Teksa korona virusi (COVID-19) është duke u përhapur në mbarë botën, Global Shapers (Formësuesit Global)  janë duke i shtuar përpjekjet dhe duke ndërmarrë veprime në mbi 50 shtete të botës. Global Shapers, një rrjet i udhëheqësve të rinj nën moshën 30 vjeçare, tashmë kanë filluar të ndajnë masat mbrojtëse bazë me komunitetet e tyre, duke i përkthyer burimet jetike në gjuhët vendore dhe duke lansuar fushata kundër luftimit të ksenofobisë dhe keqinformimit.

 

Në vend që t’i dorëzohemi frikës dhe panikut, anëtarët e tyre janë duke ofruar përgjigje më me ndikim: duke e informuar veten dhe duke i ndihmuar të tjerët. Për t’iu bashkëngjitur përpjekjeve të tyre bëjeni edhe ju pjesën tuaj dhe ndiqni këta hapa të thjeshtë:

 

  1. INFORMOHUNI DHE SIGUROHUNI QË EDHE TË TJERËT TË INFORMOHEN

 

Duke qenë se frika përhapet më shpejt se faktet, informohuni për virusin. Thelloni njohuritë e juaja dhe udhëzoni të tjerët në informacion të besueshëm. Kjo do të ndihmojë shumë në thyerjen e miteve dhe në forcimin e qëndrueshmërisë së komunitetit të juaj.

 

Nëse nuk jeni të sigurt si t’ia filloni, atëherë World Economic Forum (Forumi Ekonomik Botëror) është duke e përditësuar vazhdimisht platformën e tyre me informacione për krizën, me informacion nga Organizata Botërore e shëndetësisë (OBSH – WHO) dhe rrjeti global i ekspertëve të tyre.

 

Nëse dëshironi që edhe grupi i juaj të merr veprime, regjistrohuni në kursin e hapur online të OBSH-së i cili e bën një prezantim të përgjithshëm për COVID-19 dhe se si të mbroni dhe veten dhe të tjerët. Kurset janë falas: njihuni me faktet përpara se të veproni.

 

  1. VEPRONI PËR TA MBAJTUR KOMUNITETIN TUAJ TË SIGURT

 

Kur jeni të rinj dhe të shëndetshëm, rreziku që ju të zhvilloni sëmundje serioze është më i ulët. Prandaj, mendoni për ata në komunitetin tuaj që janë më të ndjeshmit, duke i përfshirë personat më të moshuar dhe ata me gjendje shëndetësore paraprake (si shtypja e lartë e gjakut, sëmundjet e zemrës, sëmundjet e mushkërive, kanceri dhe diabeti). Jepni maksimumi tuaj që t’i ndihmoni ata.

 

Nxitni të tjerët që të ndërmarrin masa, duke e përfshirë pastrimin e duarve rregullisht, mbajtjen e distancën shoqërore nga të tjerët dhe qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë. Veprimet e thjeshta si këto mund të ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit dhe ndikimin e tij në shëndetin publik, shoqëri dhe ekonomi.

 

Ndihmoni në përhapjen e lajmit dhe bëhuni pjesë e fushatës në platforma të shumëfishta të OBSH-së #BeReady, e cila mbështetet nga World Economic Forum dhe Global Shapers Community. Shfrytëzoni mediat sociale për të shpërndarë informacion të saktë në vendin tuaj dhe përcillni (follow) llogaritë e @WEF dhe @GlobalShapers për materiale të përditshme. Përdorni hashtag #ShapingHealth dhe #PreventionOverPanic në postimet e juaja.

 

Përktheni materiale në gjuhët e juaja dhe përcillni aktivitetin e juaj online me ndihma dhe masa konkrete. Mos harroni fjalët kyçe në këtë kohë janë UNITET dhe KOMUNITET.

 

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE