SI TË ARRIJMË NË TOKËN E ASKUNDIT?

Edhe pse vendet si Liliputi, Ozi, Toka e Askundit, Gotham City, Toka e Mesme nuk ekzistojnë, ato mund të diskutohen si vende që ekzistojnë me të vërtetë, për shkak të bollëkut të veçorive me të cilat janë imagjinuar. Botët e imagjinuara i mundësojnë shkrimtarit liri më të madhe, pasi që ato nuk duhet që të respektojnë rrethanat e vërteta historike, politike dhe shoqërore të një vendi të caktuar. Kurse, dikush është kujtuar që studimin e vendeve të imagjinuara ta quajë –

 

PARAGJEOGRAFI.
Shekulli i njëzet i vendeve të imagjinuara filloi me dy vende. në njërën prej tyre arrihet përmes një tjegulle të verdhë, kurse tek tjetra, sipas fjalëve të banorit më të famshëm “në rrugën e dytë djathtas, dhe pastaj drejt deri në mëngjes!” Siç mund ta merrni me mend në rastin e parë bëhet fjalë për Tokën e Ozit, kurse në të dytin për Tokën e Askundit dhe Pitër Panin.
Në vazhdim ua sjellim disa prej vendeve dhe tokave paragjeografike më interesante…

 

GJURMËVE TË TJEGULLËS SË VERDHË
Ajo që dimë për Ozin është se kjo është një prej pesë tokave në ishullin Nonestik. Ozi bën gjithçka për t’u mos zbuluar nga vizitorët e rastësishëm nga bota jonë. Ai jo vetëm që është i rrethuar nga shkretëtira dhe nga një mur që e bën të padukshëm por, edhe hartat e hartografëve të tij të vjetër i kanë të shënuara gabim anët e botës, në mënyrë që të ngatërrojnë këdo që mund t’i shtjerë ato në dorë. Kryeqyteti i Ozit – Qyteti i Smeraldit, quhet ashtu jo se ai është i gjelbër por, për shkak se të gjithë banorët e tij mbajnë syze me xhama të gjelbër dhe e shohin qytetin me këtë ngjyrë.

 

TOKA E ASKUNDIT
Toka e Askundit, gjendet shumë lehtë, pasi që ky është vendi që është krijuar nga dëshira e zjarrtë e Pitër Panit që të mos rritet kurrë. Kështu, Toka e Askundit për disa është simbol i fëmijërisë së përhershme dhe pavdekësisë, kurse për disa të tjerë ajo është simbol i ikjes dhe shmangies së përgjegjësive që vijnë duke u rritur.

 

TOKA E MESME, MORDOR, GONDOR, HARAD
Autori më i përndritur në historinë e krijuesve të vendeve padyshim që është J.R.R. Tolkien, i cili punoi në hartën e Tokës së Mesme shumë kohë përpara se të krijonte trilogjinë e famshme “Zoti i Unazave”. Gjithçka filloi me gjuhët. Që në moshë të hershme, falë talentit për mësimin e gjuhëve të huaja, pasi e zotëroi gjuhën e vjetër angleze dhe gjuhën mesjetare të Skandinavisë, greqishten dhe islandishten e vjetër, Tolkien vendosi që të shpikte gjuhët e tij, të cilat bazoheshin në gjuhët që ai i njihte. Më pas ai i shpiku kukudhët she më pas si thonë gjithçka është histori!

 

QYTETI I BATMAN – GOTHAM CITY
Qyteti i Batman-it për herë të parë u paraqit nën emrin Gotham, që në fakt është emri i vjetër i Nju Jorkut, në vitin 1941. Historia e Gotham-it tregon se ai është themeluar në vitin 1635, dhe më pas gjatë Revolucionit Amerikan u bë qendra e betejave kryesore dhe e arriti famën për magji dhe okultizëm. Sido që të jetë, ky qytet në mendjen e adhuruesve të librave komik, mbetet si një vend unik.

 

SIMPSONËT DHE SPRINGFIELD
Të udhëhequr nga udhëzimet e Lizës – Nëse i përcillni shenjat, do të zbuloni! – adhuruesit e serialit “Simpsons”, me këmbëngulje mundohen të gjejnë Springfieldin në hartën e SHBA-ve. Kjo nuk është aspak e lehtë duke qenë se në SHBA ekzistojnë 53 qyteza me këtë emër, të cilat gjenden në 34 prej shteteve federale të SHBA-ve. Ata më këmbëngulësit, mundohen që këtë qyteza ta gjejnë në bazë të numrit të parë të policës së sigurimit të Homerit. Apo përmes llojit të zogjve që ulen në kokën e tij. Engimën më në fund e zgjodhi autori i serialit, i cili pohon se emri Springfield është zgjedhur pikërisht për shkak të përhapjes së tij të madhe dhe si i tillë ai i mishëron tiparet e tërë SHBA-ve.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE