STAMBOLLI, QYTETI QË U TAKON MACEVE PO AQ SA EDHE NJERËZVE

Për shkak të korona virusit jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpitë tona por, si ngushëllim e kemi mundësinë që përmes Internetit të mësojmë dhe të njihemi me disa fakte të reja për qytetet dhe rajonet e ndryshme anekënd botës. Sot nga rehatia e shtëpisë suaj, me porosinë #rrinshpi, lexojeni këtë tregim për Stambollin dhe macet që jetojnë atje.

 

Stambolli është qyteti i vetëm në botë i cili u takon maceve po aq sa edhe njerëzve. Macet e kanë një vend të posaçëm në shpirtin e Stambollit.

 

Në Stamboll jetojnë rreth një milion mace dhe ato mund t’i hasni kudo. Çdo shitore, banesë, shtëpi e kanë nga një mace përpara derës. Madje edhe Aja Sofia e famshme e ka macen e vet, e cila quhet Gli. Emri i saj në përkthim do të thotë “aleanca e dashurisë”.

 

Macet e Stambollit i pushtojnë edhe përmbajtjet e romaneve të shkrimtarëve turq. Kështu nobelisiti Orhan Pamuk, duke e përshkruar qytetin dhe bashkëqytetarët, dhe pikësëpari femrat thekson: “Në fund të fundit, femra që nuk i do macet kurrë nuk do ta bëjë të lumtur një mashkull.” – Muzeu i Pafajësisë.
Prania e maceve të Stambollit është e dukshme edhe në rrjetet sociale. Faqja në Facebook “Cats of Istanbul” i ka rreth 60.000 “fansa”. Llogaria në Instagram @kedi_sahiplendirme, qëllimi i së cilës është strehimi i maceve, i numëron mbi 40.000 “followers”.

 

Ikona më e madhe e rrjeteve sociale, macja Tombili, u bë e njohur për publikun pas fotografisë që një kalimtar i rastit ia bëri asaj teksa ajo pozonte në pozitën e ulur si njeri. Në vitin 2016, pas vdekjes së maces Tombili, artisti turk Seval Şahin e punoi një statujë të maces në lagjen Kadiköy në stolin në të cilin ishte bërë fotografia.

 

Të ushqyerit e maceve është traditë në Stamboll. Macet janë mysafirë të rregullt të restoranteve, kafeneve, bareve, hoteleve, shitoreve e madje edhe qendrave tregtare. Macja është kafsha e vetme që lejohet të hyj në xhami. Në rrugët e Stambollit mund të shihen enë me ujë dhe me ushqim për macet, si dhe shtëpitë e tyre të punuara me dorë.

 

Nga tërë kjo mund të përfundojmë se për banorët e Turqisë macet janë kafshët më të çuditshme, më misterioze dhe më të dashura. I tillë është Stambolli, më i madhi në luksin, bukurinë dhe dashurinë e tij. Qyteti i lashtë, i njerëzve unik të cilët e kanë ndërtuar vetëdijen kolektive për vlerat e kësaj specie të kafshëve – mikut më dinak të njeriut – maces.

 

Shpesh ata thonë: “Ata që kujdesen për macet, me siguri kujdesen edhe për njerëzit.”

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.