STONEHENGE (STONEHENXH) NË WILTSHIRE (UILTSHIR)

 

Një grup parahistorik i monolitëve masiv të gurit në Fushën Salisbury (Salisbëri) të Anglisë i ka intriguar dhe munduar njerëzit për shekuj me radhë. Teoritë dhe legjendat janë të panumërta në lidhje me atë se si janë nxjerrë, transportuar dhe vendosur këta gurë në këtë lokacion.

 

Guri më i madh prej tyre peshon diku rreth 22,6 ton, ndërsa gurët e parë mund të jenë vendosur këtu para më shumë se 5.000 vjetëve. Mbetjet njerëzore nga kjo periudhë, të cilat janë zbuluar në Stonehenge, sugjerojnë që ky vend mund të ketë shërbyer si një lokacion ceremonial për varrosje. I përbërë nga gurë të sarsenit dhe gurëve të kaltër (bluestone), unaza misterioze e këtyre gurëve të ‘ngritur në këmbë’ mund të ketë qenë edhe një vend i adhurimit apo mbase edhe një observator astronomik. Këto janë vetëm disa prej shpjegimeve të mundshme për këtë vend misterioz. Po ju, çka mendoni se është ky vend…?

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE