TAKONI NDËRTUESIT E MIRËBESIMIT NË KOSOVË!

Platforma e Ndërtimit të Mirëbesimit, me një postim në llogarinë e tyre në rrjetin social Facebook, bëri të ditur se duke filluar nga sot do të nisin fushatën “Takoni Ndërtuesit e Mirëbesimit në Kosovë”. Në kuadër të kësaj fushate çdo javë, ata do të promovojnë aktorë të ndryshëm të cilët janë duke punuar shumë për të bërë ndryshime pozitive dhe për të iniciuar ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë.

 

Qëllimi i kësaj Platforme është që të ndërtojë një shoqëri më paqësore dhe gjithëpërfshirëse dhe të promovojë iniciativat e organizatave lokale dhe shoqërisë civile si dhe përpjekjet e organizatave ndërkombëtare, dhe po ashtu edhe politikat dhe veprimet institucionale të cilat synojnë përparimin e ndërtimit të besimit në Kosovë!

 

Në po të njëjtin postim nga Platforma e Ndërtimit të Mirëbesimit bëjnë të ditur se përmes përdorimit të opsionit “Si mund të kontribuoj” në faqen e tyre të gjithë të interesuarit mund të njoftojnë këtë platformë për iniciativat dhe aktorët për ndërtimin e besimit që sipas tyre e meritojnë të përmenden në këtë platformë.

 

Ndërsa, ata që kanë dëshirë t’i shohin të dhënat dhe tregimet e mbledhura deri më tani – ku përfshihen mbi 400 iniciativa dhe 300 aktorë që punojnë në 135 rekomandime nga Forumi Kosovar i Mirëbesimit, si dhe tregime të panumërta frymëzuese – të gjitha këto mund t’i gjejnë në një vend në adresën https://www.kosovotrustbuilding.com

 

Në fund të postimit në fjalë, të gjithë qytetarëve iu bëhet thirrje që të bashkohen me këtë platformë në ndërtimin e mirëbesimit në Kosovë!

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE