TANAGERËT – KJO FAMILJE E MADHE E ZOGJVE

 

Tanagerët nuk janë zogj të mëdhenj – specia më e madhe e tyre peshon rreth 14 gramë – por ekziston një numër si dhe varietet i madh i tyre. Në fakt, ata e përbëjnë 12 për qind të të gjithë zogjve neotropikal, gjegjësisht rreth 4 për qind të të gjithë zogjve në botë gjë që i bën familjen e dytë më të madhe të zogjve në Tokë.

 

Një familje e zogjve me rreth 380 specie

Tanagerët janë pjesëtarë të familjes Thraupidae, ndërsa në kuadër të kësaj familjeje bëjnë pjesë rreth 380 specie të këtyre zogjve. Ata jetojnë kryesisht në Amerikën Jugore, ku rreth gjysma e tyre e quajnë shtëpi rajonin e maleve të Andeve.

 

Ngjyra të ndryshme për speciet e ndryshme të tanagerëve

Në foton tonë të parë është paraqitur një tanager i palmave, specie kjo që kryesisht i ngre foletë në drunjtë e palmave. Ngjyra e tyre në tone të ngjyrës së ullirit ua mundëson që të mos bien fare në sy në mjedisin e tyre. Mirëpo, shumë prej kushërinjve të tyre kanë ngjyra të forta dhe të shkëlqyera. Më të dalluarit janë tanagerët e kuq, tanagerët krahë-kaltër të malit, tanagerët kokë ari dhe tanagerët e mahnitshëm shtatëngjyrësh.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE