TË SHIKOJMË DREJT TË ARDHMES SË BASHKU!

 

Përgjatë historisë, njerëzimi ka zhvilluar tradita dhe mënyra të ndryshme për të shënuar ose festuar ngjarje apo kujtuar persona të rëndësishëm. Ato njihen si festa. Të gjitha këto ngjarje kanë diçka të përbashkët dëshirën për të festuar jetën, për t’i lënë pas kujtimet e këqija dhe për të parë drejt së ardhmes me shpresë dhe energji të përtërirë.

 

Kjo mbështetet edhe më shumë nga fakti se shumica e festave kanë festime përkatëse (homologe) në shumicën e kulturave. Në fund të fundit, ne të gjithë jetojmë nën të njëjtin Diell, në të njëjtën Tokë dhe të gjithë i kemi të njëjtat gjëra për të cilat duhet të jemi mirënjohës. Duke e pasur parasysh këtë, nuk është për t’u habitur që festimi i Vitit të Ri është bërë një nga festimet më të rëndësishme në mbarë globin. Në këtë natë, bota bashkohet për të festuar fundin e të vjetrit dhe ardhjen e Vitit të Ri.

 

Në këtë natë, ne të gjithë bashkohemi për të festuar jetën

Kosova nuk është përjashtim nga ky trend. Në këtë natë ne gjithashtu përgatisim pjatat më të mira, pijet e preferuara, muzikë dhe humor, pa të cilat kjo natë do të ishte e paimagjinueshme në ditët e sotme. Ne e ftojmë familjen dhe miqtë tanë që të festojmë së bashku. Fëmijët lejohen të qëndrojnë zgjuar deri vonë, muzika, vallëzimi dhe gëzimi janë të pranishme kudo që shkoni. Them Kosovë sepse kjo vlen për të gjitha etnitë që jetojnë këtu. Në këtë natë, ne të gjithë bashkohemi për të festuar jetën dhe të gjithë urojmë të njëjtat gjëra: lumturi, shëndet dhe begati për të dashurit tanë. Me afrimin e natës së Vitit të Ri, të gjithë duhet që për një çast të mendojmë se sa të ngjashëm jemi në fakt. Kush e di, ndoshta kjo mund të bëhet baza e parë e përbashkët për të gjithë ne për t’u hapur ndaj bashkëpunimit dhe faljes.

 

Falja ka të bëjë me rritjen tonë

Falja është një tjetër tipar i rëndësishëm i festimeve të festave, dhe ndoshta ka të bëjë shumë me faktin se kjo periudhë e vitit duhet të nxjerr në pah më të mirën tek shumica prej nesh. Kjo, nga ana tjetër, na bën më të gatshëm që të jemi të parët që do të ndërmarrim atë hapin e vogël që të fillojmë të marrim në konsideratë faljen për ngjarjet fatkeqe të së kaluarës. Në fund të fundit, falja ka të bëjë me rritjen tonë. Vetëm kur falim, ne me të vërtetë krijojmë vend për rritjen dhe përparimin tonë personal dhe më në fund do ta jetojmë jetën tonë të lirë nga çdo barrë nga e kaluara.

 

Ne jemi më të ngjashëm sesa disa mund të duan ta pranojnë

Shumica prej nesh janë të bindur se jemi kaq të ndryshëm nga të gjithë të tjerët. Në fakt, ky besim është kryesisht rezultat i mënyrës se si jemi rritur. E vërteta e thjeshtë është se ne i ngjajmë njëri-tjetrit më shumë sesa disa mund të duan ta pranojnë. Gjithçka që duhet është që të ndalojmë së fokusuari në atë që na ndan dhe në vend të kësaj të fokusohemi në atë që na bashkon. Rezultati do të jetë i mahnitshëm. Pra, le të përpiqemi ta bëjmë këtë sezon festash bazën tonë të parë të përbashkët për të falur njëri-tjetrin dhe për të parë drejt së ardhmes së bashku me shpresë të përtërirë. Ashtu siç edhe ish-presidenti amerikan Abraham Lincoln u mundua që të theksonte, se ndarja nuk do të na çoj përpara, vetëm uniteti i popullit do të sjell përparim dhe begati. Kjo porosi e fuqishme është përmbledhur në këtë thënie të famshme të tij: “Një shtëpi e ndarë kundër vetvetes nuk mund të qëndrojë”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE