TEMPULLI MEERA NË FORTESËN CHITTORGARH NË RAJASTHAN, INDI

 

Me një sipërfaqe prej rreth 300 kilometra katror në një majë kodre në shtetin Raxhastan (Rajasthan), Çitorgar (Chittorgarh) është një prej fortesave kodrinore më të mëdha në Indi.

 

65 ndërtesa historike brenda kësaj fortese

Brenda perimetrit shumë të gjatë të murit rrethues gjenden gjashtëdhjetë e pesë ndërtesa historike, në mesin e të cilave përfshihen katër pallate dhe nëntëmbëdhjetë tempuj kryesor në mesin e të cilëve dallon Tempulli Mera (Meera) me gdhendjet e detajuara që bien në sy ambientin e gjelbëruar të kësaj fortese.

 

Një mrekulli e inxhinierisë

Besohet se Fortesa Çitorgar daton që nga shekulli i shtatë, dhe krahas disa prej ndërtesave me arkitekturën më detajuar dhe më historike, ajo i përfshin edhe disa mrekulli të inxhinierisë. Kryesoret në mesin e tyre janë depozitat e shumta të ujit në formën e pellgjeve dhe bunarëve, të cilat e krijojnë një sistem të grumbullimit dhe ruajtjes së ujit të shiut. Me të arritur kapacitetin e tyre maksimal, thuhet se këto depozita e siguronin ujin për pesëdhjetë mijë (50.000) njerëz brenda mureve të fortesës për katër vite të tëra.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE