TESTI I ARRITSHMËRISË

Dalëngadalë po i afrohemi fundit të vitit shkollor i cili sivjet vjen nën hijen e pandemisë COVID-19. Gjithsesi, për nxënësit e klasave të 9-ta, besojmë se preokupimi kryesor është përgatitja për Testin e Arritshmërisë, i cili do të mbahet më 23 qershor 2020. Për t’i dalë në ndihmë të gjithë atyre që do t’i nënshtrohen këtij testi, dje në llogarinë e Facebook të Komunës së Prishtinës u publikua një njoftim i shkurtër me informatat bazë në lidhje me përgatitjen dhe organizimin e këtij testi.

 

Siç e dimë, Testi i Arritshmërisë 2020 për klasën e 9 do të mbahet të martën, më 23 qershor 2020, në të njëjtën kohë dhe ditë për të gjithë nxënësit dhe do të zgjasë 120 minuta (2 orë). Testi do të ketë gjithsej 80 kërkesa (pyetje e detyra), nga gjithsej 9 lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

 

Po ashtu, nga Komuna e Prishtinës bëhet e ditur se nga 8 deri më 19 qershor 2020 do të mbahet mësimi plotësues për përgatitje për Testin e Arritshmërisë. Rezultatet e testit do të shpallen më 30 qershor dhe pastaj deri më 2 korrik 2020 do të jetë afati për ankesa për rezultatet e testit, kurse shpallja e rezultateve të ankesave do të bëhet më 30 korrik 2020.

 

Ne nuk na mbetet tjetër përpos që t’iu urojmë sukses të gjithë nxënësve të klasave të nënta!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE