Stina e beharit të qershive në Japoni është një traditë shumë e dashur gjatë së cilës mblidhen familjet, organizohen festivale dhe kalohet kohë në natyrë.
Admirimi i “sakura-së” – apo luleve të beharit të qershive – është një traditë kombëtare shekullore. Ky zakon i shijimit të beharit të qershive njihet si “hanami”, dhe zakonisht zhvillohet duke organizuar piknik nën degët e lulëzuara. Gjatë piknikëve natën vonë, pjesëmarrësit e piknikut varin llamba të letrës nëpër drunj për të hedhur dritë në lulet e çelura.
Një vend i shumë i preferuar për të vëzhguar sakuran është përroi Egaua (Egawa), në rajonin Tsuzuki, që është pjesë e Jokohamës (Yokohama). Një nga befasitë më të mëdha është se një prej skenave më mahnitëse pranverore gjendet në një vend shumë të pazakontë. Përroi dhe shtigjet për shëtitje gjenden në një qark të dominuar nga depot industriale. Kështu që oaza e sakuras këtu është një kënaqësi sa e bukur aq edhe e pazakontë.



