Tre kunjat e thepisur të granitit të njohur si Tri Majat e Lavaredos (Tre Cime di Lavaredo) ngrihen nga vargmalet Dolomite në Alpet Italiane. Ky vargmal njihet edhe si “Malet e Zbehta” për shkak të ngjyrës së çelët të gurit të tyre të dolomitit.
Në këtë foto shihen këto tri maja të mrekullueshme nga pika e avantazhit të Monte Paterno (Malit Paterno) – gjegjësisht kjo pamje shihet nga brendësia e këtij mali në afërsi të këtyre majave.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, ushtarët që luftuan këtu, në atë që njihet si Lufta e Bardhë e Alpeve, hapën tunele dhe shtigje nëpër granit, dhe mbetjet e këtyre pozitave strategjike kanë mbetur sot e kësaj dite. Fjala ‘strategjike’ është thelbësore në këtë kontekst, sepse para viti 1919, kufiri në mes të Italisë dhe Perandorisë Austro-Hungareze ka kaluar nëpër Tri Majat e Lavaredos.



