TURNEU I PARË ONLINE I DEBATIT PËR SHKOLLAT E MESME

Dje, më 29 prill 2020, organizata jo qeveritare Debate Center me një postim në llogarinë e tyre në Facebook bëri të ditur se nga 15 deri më 19 maj 2020 do të organizojë Turneun e Parë Online të Debatit për Shkollat e Mesme “Prishtina Open 2020”. Afati i regjistrimit për pjesëmarrje tashmë është hapur për të gjithë të interesuarit dhe ky afat do të jetë i hapur deri më 12 maj 2020.

 

“Nëse dëshironi të kaloni disa ditë me shumë diskutime e argëtim, regjistrohuni individualisht apo si ekip në turneun e debatit për shkolla të mesme. Ky turne ka për qëllim zhvillimin e mendimit kritik përmes kulturës se debatit formal tek të rinjtë e Prishtinës. Gjatë ditëve të turneut, debatuesit do të kenë disa raunde debati, të cilat mbahen në formatin – British Parliamentary – dhe do të përcillen nga gjyqtarët me përvojë shumëvjeçare,” thuhet në njoftimin e Debate Center për këtë turne.

 

Në vazhdim në këtë postim, ceket se ekipet dhe folësit më të mirë do të përkrahen nga Debate Center për të marrë pjesë në turne të tjerë botëror.

 

Ashtu siç edhe është cekur më lartë ky është turneu i parë online i debatit andaj ju do të mund të merrni pjesë nga shtëpia juaj përmes përdorimit të platformës Mixidea. Po ashtu, bëhet e ditur se debatet do të zhvillohen në gjuhën shqipe!

 

Debati në formatin British Parliamentary është një prej llojeve kryesore të debatit akademik i cili bazohet në procedurën parlamentare britanike dhe ai ka gjetur mbështetje në shumicën e shteteve të hemisferës veriore. Në këtë format të të debatuarit, debati zhvillohet në mes të katër skuadrave me nga dy anëtarë njëkohësisht. Ndonëse në parim dy skuadra bëjnë pjesë në grupin e qeverisë dhe dy skuadra në grupin e opozitës, skuadrat nuk janë në anën e njëjtë. Gjyqtarët e vlerësojnë secilin ekip veç e veç andaj skuadrat nuk pritet që të ndihmojnë njëra-tjetrën.

PDF Magazine

Mars

READ MORE

NEW MAGAZINE