U PREHSHI NË PAQE KOBE DHE GIGI!

 

Pas vdekjes tragjike të Kobe Bryant, një nga legjendat më të mëdha të NBA dhe lojës së bukur të basketbollit, tifozët, miqtë dhe media në të gjithë botën kanë shprehur nderime për te. Lajmet për vdekjen e hershme të Bryant ishin edhe më të rënda kur u morë vesh se së bashku me të në këtë aksident tragjik ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare Gianna Maria Onore Bryant. Bota, tani e përgjithmonë, e njeh atë si Gigi. Babai i saj, Kobe Bryant, e quajti atë Mambacita. Ai ishte Mamba, natyrisht, dhe ajo do të ishte versioni femëror i tij i basketbollit. Ajo do të duhej të luante në Connecticut dhe të shkonte drejt WNBA. Ky ishte plani.
Për nder të arritjeve të Kobe Bryant, “Black Mamba” (Mamba e Zezë), Revista ‘For You’ sjell për ju disa fakte interesante rreth legjendës së LA Lakers dhe memorialit të famës.

 

Atij iu dha emri sipas një mishi japonez, Kobe
Bryant u emërua KOBE sipas një mish gjedhi të famshëm japonez. Mu para lindjes së tij, prindërit e Kobe Bryant ishin në një restorant në Filadelfia, të emëruar sipas mishit me cilësi të lartë, Kobe, dhe ata vendosën që ai do të ishte emri i djalit të tyre.

 

Emri i mesëm i tij nuk paraqitet në asnjë dokument zyrtar
Emri i tij i mesëm “Bean” i krijuar nga nofka e babait të tij “Jelly Bean”, i cili ishte një ish-basketbollist, nuk figuron në certifikatën e lindjes së Kobe e as në dokumente tjera.

 

Ëndrra e tij e fëmijërisë ishte të luaj basketboll profesionist
Si foshnjë, Bryant u rrit në Rieti të Italisë kur pas daljes në pension të babait të tij nga NBA, ai kishte vazhduar të luante basketboll, por në një nivel më të ulët. Bryant filloi të luante basketboll në moshën tre vjeçare dhe kështu zhvilloi taktikat e tij duke shikuar lojëra basketbolli që ja dërgonte gjyshi i tij. Ai përfundimisht u kthye në qytetin e tij të lindjes në vitin 1991, ku ndoqi shkollën e mesme të ulët Merion dhe përparoi me shpejtësi në radhët e ekipit të tij për të ngritur ekipin në katër kampionate radhazi të basketbollit duke e nderuar me fitore dhe tërhequr vëmendjen e mediave.

 

Ai ishte i famshëm edhe në shkollë të mesme
Gjatë mbrëmjes së maturës të shkollës së mesme, Bryant mahniti bashkëmoshatarët e tij kur solli këngëtaren R&B Brandy si shoqëruese të tij në mbrëmjen e maturës së shkollës së mesme. Për shumë të tjerë kjo nuk ishte befasi pasi Kobe ishte tashmë një personazh i famshëm që tërhiqte vëmendjen e mediave si rezultat i shkathtësive të tij në basketboll.

 

Ai u fut në NBA drejtë nga shkolla e mesme
Përkundër se kishte arritur 1080 në SAT-in e tij, Bryant mori vendimin përfundimtar që të kalonte kolegjin dhe të shkonte drejt në profesionalizëm nga shkolla e mesme. Pas vendimit të tij për të hyrë në Projektin NBA të vitit 1996, Bryant ishte i 13-ti në Charlotte Hornets dhe kështu u tregtua në Los Angeles Lakers pas një marrëveshjeje paraprake.

 

Ai e fitoi NBA gjatë tri sezoneve të tij të para në Los Angeles
Tri sezonet e tij të para me Los Angelos Lakers u shpërblyen mirë pasi që ai kishte fituar disa çmime si dhe kampionatin e NBA, por nuk ishte edhe pak dramë. Bryant pati një grindje me një nga më të mëdhenjtë e basketbollit (Shaquille O’Neal) që ndodhi ai të ishte shoku i skuadrës së tij.

 

Ai u martua në moshën 23 vjeçare
Në vitin 2001, në moshën 23 vjeçare, Bryant u martua me të dashurën e tij të atëhershme, Vanessa Laine. Dyshja u takuan në vitin 1999 kur ai ishte 21 vjeçar. Prindërit e Bryant si dhe dy motrat e tij nuk morën pjesë në dasmën e tij. Ata nuk e përkrahën vendimin e tij për t’u martuar në moshë aq të re si dhe për t’u martuar me një zonjë jo-afrikano-amerikane. Në atë ditë munguan edhe shokët e tij të ekipit të Los Angeles Lakers.

 

Legjendë e shënimeve
Bryant është një nga shënuesit më të mirë i të gjitha kohërave të NBA. Aktualisht, ai është i 4-ti në listën e shënimeve i të gjitha kohërave në NBA me 33.643 pikë të shënuara. Një nga shfaqjet më legjendare të Bryant ishte ajo e vitit 2006 kur shënoi 81 pikë kundër Toronto Raptors. Ky është rezultati i dytë më i lartë në historinë e NBA. Bryant e përfundoi karrierën e tij me gjashtë ndeshje me nga 60 pikë të shënuara, 26 lojëra me 50 pikë dhe 134 lojëra me nga 40 pikë. Ai ishte kampion i pikëve të shënuara në NBA për vitet 2006 dhe 2007.

 

Legjendë olimpike
Bartja e uniformës së SHBA-ve gjatë Lojërave Olimpike Verore ishte pjesë e karrierës së Bryant. Ai është fitues i dyfishtë i medaljeve të arit, duke qenë pjesë e medaljeve të shumta të SHBA-ve në vitet 2008 dhe 2012. Mesatarja e Bryant ishte 13.6 PPG në karrierën e tij olimpike.

 

Loja finale

Ndeshja e fundit e Bryant në NBA në vitin 2016 bëri jehonë të madhe në botën e sportit, kur ai kishte shënuar 60 pikë kundër Utah Jazz dhe duke zbritur dallimin e çerekut të katërt. Ai u bë lojtari më i vjetër në historinë e NBA që shënoi 60 pikë në moshën 37 vjeçare. Në fjalimin e tij lamtumirës për botën e NBA, Bryant kishte folur vetëm dy fjalë: “Mamba Out”.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE