URA ME NËNTË HARQE NË SRI LANKË

 

Ura me Nëntë Harqe, një viadukt (urë-rrugë) në mes të stacioneve të hekurudhës Ella dhe Demodara, është e ndërtuar tërësisht me çimento, tulla dhe gurë, pa përdorur fare çelik.

 

Me një ngritje deri njëzet e katër metra mbi kodrat e harlisura të rajonit qendror malor të Sri Lankës, kjo mrekulli inxhinierie vazhdon të qëndrojë në këmbë që nga hapja e saj në vitin 1921.

 

Pse nuk është përdorur çelik në ndërtimin e kësaj ure?

Thuhet se shumë shpejt pasi që filloi ndërtimi i këtij kalimi shpërtheu Lufta e Parë Botërore, dhe çeliku i dedikuar për këtë urë u shfrytëzua nga autoritetet Britanike për projektet në ndihmë të luftës. Asokohe Sri Lanka ishte ende kolonia e Cejlonit e Kurorës Britanike.

 

Mungesa e çelikut nuk i pengoi ndërtuesit Sri Lankas të urës. Kështu që zgjuarsia e tyre i ka bërë ballë testit të kohës.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE