URA PËR KËMBËSORË NË PARKUN KOMBËTAR TSITSIKAMA NË AFRIKËN E JUGUT

 

Kjo urë e ngushtë e dedikuar për këmbësorët shërben për të lidhur brigjet e grykëderdhjes së lumit Storms në Oqeanin Indian. Ky vend është një përfundim dramatik që i përshtatet një parku kombëtar mahnitës.

 

Parku Kombëtar Tsitsikama gjendet në atë që njihet si ‘Garden Route’ (Rruga e Kopshtit) dhe përfshin lumenj të rreptë, gryka të thella dhe kodra me pyje të dendura. Për më tepër aty ku përfundon ky park, fillon një rezervat tjetër natyror, gjegjësisht Zona Detare e Mbrojtur e Tsitsikama. Kjo zonë e përfshin vijën e thyer bregdetare dhe një pjesë të mjedisit të oqeanit në afërsi të bregdetit.

 

Për më tepër, krahas bukurisë së paprekur natyrore për kënaqësinë e çdo eksploruesi, që nga viti 2009 Parku i Tsitsikama u bashkua me Parkun Kombëtar të Botës së Egër dhe tokat e tjera nga Parku Kombëtar i Garden Route. Rezultati i këtij vendimi janë 1217 kilometra katror të peizazheve tokësore dhe detare më të paprekura dhe mbresëlënëse.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE