URIME 8 MARSI – DITA NDËRKOMBËTARE E GRAVE

 

Ndonëse në Kosovë 8 Marsi njihet dhe festohet si Dita e Nënës, në fakt kjo ditë anekënd botës njihet si Dita Ndërkombëtare e Grave. Çdo vit Kombet e Bashkuara e zgjedhin një temë për këtë ditë. Përmes kësaj teme synohet që të theksohet drejtimi në të cilin duhet të fokusohen përpjekjet për përparimin e të drejtave të grave.

 

Tema e Kombeve të Bashkuara për Ditën Ndërkombëtare të Grave sivjet është: DigitALL: Innovation and technology for gender equality (Digjitalizim për të gjithë: Inovacioni dhe teknologjia për barazi gjinore).

 

Kjo temë është në përputhje me temën me prioritet për Seancën e 67-të (e cila do të mbahet së shpejti) të Komisionit për Statusin e Grave: “Inovacioni dhe ndryshimi teknologjik, dhe arsimimi në epokën digjitale për arritjen e barazisë gjinore dhe fuqizimit të të gjitha grave dhe vajzave.”

 

Për nder të kësaj dite në mbarë botën ashtu si edhe në Kosovë, institucione dhe organizata të ndryshme qeveritare dhe ndërkombëtare organizojnë aktivitete për të lartësuar, vlerësuar dhe  nderuar arritjet dhe kontributin e grave në shoqëri, ekonomi, kulturë dhe politikë. Me qëllim të nxitjes së debatit global për fuqizimin e barazisë gjinore sivjet në këtë ditë është duke u organizuar fushata #EmbraceEquity (Përqafoje Barazinë).

 

Duke e pasur këtë parasysh, redaksia e jonë sot ua uron festën e 8 Marsit të gjitha grave dhe vajzave, duke ju dëshiruar përparim dhe suksese të reja drejt arritjes së një shoqërie të barabartë dhe demokratike.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE