URIME YLLKËS, ERNITIT DHE BESIONIT!

Me kënaqësinë më të madhe ju njoftojmë se shpërblimet e konkursit tonë letrar tashmë u janë dorëzuar fituesve. Siç e kemi cekur shumë herë deri tani, ne i përgëzojmë të gjithë pjesëmarrësit e konkursit tonë letrar për punimet e tyre të shkëlqyera. Sinqerisht, ne shpresojmë që ju do të vazhdoni që të shkruani. Sa i përket fituesve tonë Yllka Zeqirit, Ernit Sylejmanit dhe Besion Bobajt, nuk kemi shumë për të shtuar përpos që janë fitues të denjë të një konkursi që rezultoi të ishte tejet i fortë falë cilësisë së punimeve tuaja.

 

Me rastin e dorëzimit të shpërblimeve ne e patëm rastin që të bisedonim me të tre fituesit për pjesëmarrjen e tyre në këtë garë.

 

“Sapo e pashë shpalljen për këtë konkurs, isha i ngazëllyer që të merrja pjesë, sepse më pëlqeu shumë tema. Unë besoj që të rinjtë kanë nevojë për porosi pozitive për miqësitë e mrekullueshme, sepse ato janë tejet të çmuara. Prandaj, porosia që kam dashur që ta jap përmes esesë sime është se ne gjithmonë duhet të synojmë të krijojmë miqësi të mira dhe që të japim maksimumin për t’i ruajtur ato dhe që të jemi krenar për atë se kush jemi,” tha Yllka Zeqiri me rastin e pranimit të shpërblimit të saj.

 

Fituesi ynë i dytë, Ernit Sylejmani, shtoi se me të parë shpalljen e konkursit i lindi dëshira për të ndarë mendimet dhe ndjenjat e tij për këtë temë. “Është me rëndësi jo vetëm që të krijojmë miqësi, por edhe t’i ruajmë ato. Prindërit duhet të flasin me fëmijët e tyre për miqësinë, në mënyrë që kur ata të rriten t’i njohin vlerat e vërteta të miqësisë.”

 

Fituesi i fundit që e takuam ishte Besion Bobaj, i cili e falënderoi Revistën For You për organizimin e këtij konkursi si dhe e shprehi kënaqësinë e tij që ishte një prej fituesve. “Porosia e esesë sime ishte që planetët e kanë diellin si ‘mikun’ e tyre. Prandaj edhe njerëzimi duhet të synojë që të krijojnë miqësi dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin.

 

Ekipi ynë ishte shumë i kënaqur që i takoi të gjithë fituesit dhe që t’i uronte për punën e mrekullueshme. Njëherit, ne dëshirojmë që t’i falënderojmë të gjithë për punimet e dorëzuara dhe me kënaqësi të veçantë ju njoftojmë të gjithëve se së shpejti të gjitha esetë e pranuara do t’i publikojmë në një libër. Në fund, ne ju ftojmë të gjithëve që të vazhdoni të na ndiqni në platformat tona për më shumë befasi dhe risi:

 

Ueb faqe: https://magazineforyou.com/1/

Facebook – https://www.facebook.com/Magazine4Ushqip

Instagram: https://instagram.com/magazine4ushqip

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE