VERIFIED – NISMA KUNDËR KEQINFORMIMIT

Teksa bota po përballet me sfidën e saj më të madhe që mbahet në mend, kurrë nuk ka pasur më shumë nevojë për informacione të sakta dhe të verifikuara. Sikurse vetë virusi, keqinformimi shpërndahet nga një person tek tjetri, duke e rritur rrezikun për shëndetin dhe duke e shtuar frikën dhe ndarjen. Bota nuk mund ta kontrollojë sëmundjen dhe pasojat e saj pa qasje në informacion të besuar dhe të saktë, i cili e promovon shkencën dhe zgjidhjet reale – dhe i cili e ndërton solidaritetin në mes të kombeve.

 

Verified, është një nismë e Kombeve të Bashkuara, në bashkëpunim me Purpose, për të ofruar materiale që e fashitin zhurmën duke ofruar informacione që mund të shpëtojnë jetën, këshilla të bazuara në fakte dhe tregime për mirësinë e njerëzimit.

 

Duke i promovuar materialet e Verified, çdo ditë, njerëzit mund të luajnë një rol thelbësor në punën e Verified duke shpërndarë informacione të besueshme për COVID-19 tek miqtë, familjet dhe rrjetet e tyre sociale, me qëllim të shpëtimit të jetëve dhe kundërpërgjigjes ndaj keqinformimit. Bota do të mund virusin dhe pasojat e tij vetëm nëse çdo person ka qasje në informacione të sakta dhe të besueshme. Kjo është në dorën tonë. Verified është një nismë e KB-ra e cila na nxit të gjithë ne që të verifikojmë këshillat që i japim. Regjistrohuni, për të pranuar materiale të cilave mund t’iu besoni. Organizatat, bizneset, shoqëria civile dhe platformat e mediave kanë lidhë partneritet me Verified për të shpërndarë informacione që u ndihmojnë njerëzve, komuniteteve dhe që i kalisin lidhjet anekënd planetit.

 

Ekipi i komunikuesve, krijuesve dhe hulumtuesve të Verified përgatisin materiale të bazuara në informacionet dhe udhëzimet e fundit të Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe agjencive të tjera të KB-ra. Ata punojnë me ekspertët kryesorë të First Draft kundër keqinformimit.

 

Verified punon me mbështetjen e Luminate, Fondacionit IKEA dhe Fondacionit të KB-ra dhe partnerë të tjerë nga mbarë bota.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE