VIZITA VIRTUALE NË PARQET KOMBËTARE

Korona virusi është ende duke u përhapur në mbarë botën. Kjo pandemi nuk mund të luftohet individualisht por, shoqëria duhet të veprojë si një tërësi. Njerëzit në mbarë botën janë duke u përpjekur që të ndihmojnë në ngadalësimin e përhapjes së virusit përmes vetë izolimit dhe distancimit shoqëror. Prandaj për ditët në vijim ju propozojmë që të shijoni begatitë e bukurive natyrore – veçse nga rehatia e shtëpisë suaj.

 

PARKU KOMBËTAR KENAI FJORDS, ALASKË – SHBA
Kjo shëtitje virtuale në adresën:
https://artsandculture.withgoogle.com/…/k…/exit-glacier-tour
ju mundëson që të hulumtoni akullnajat, fjordet dhe brigjet e ngrira që gjenden në natyrën e egër të Alaskës. Lëshohuni në të çarat e akullnajave me kajak nëpër brigjet e ngrira madhështore, shikoni shkrirjen e akullnajave dhe efektet e ndryshimeve klimatike në këtë terren të ngrirë. Sipas Shërbimit të Parkut Kombëtar, Kenai Fjords i ka mbi 40 akullnaja në fushën e ngrirë të Harding-ut. Shëtitja virtuale fillon me daljen në Akullnajën Exit, e cila është akullnaja e vetme me qasje rrugore ne parkun nacional.

PARKU KOMBËTAR I VULLKANEVE HAWAI’I – SHBA
Një prej parqeve kombëtare më të popullarizuara në Hauaji, tani mund të qaset në tërësi online. Kjo shëtitje virtuale në adresën:
https://artsandculture.withgoogle.com/…/nahuku-lava-tube-to…
ju mundëson që të hulumtoni shpellën e krijuar nga llava e lëngshme. Ju do të kënaqeni me pamjen e mrekullueshme nga shkëmbinjtë e brigjeve vullkanike, të “fluturoni” mbi vullkanin aktiv dhe t’i shihni pasojat e shpërthimit të vitit 1959.

 

PARKU KOMBËTAR SHPELLAT CARLSBAND, NEW MEXICO – SHBA
Ky park i famshëm gjendet në shkretëtirën Chihuahuan, në jug të Nju Meksiko (New Mexico) në SHBA. Ai i ka mbi 100 shpella dhe në këtë shëtitje virtuale në adresën: https://artsandculture.withgoogle.com/…/natural-entrance-to…
ju mund të vizitoni shpellat mahnitëse, të shihni formacionet e pabesueshme të shkëmbinjve dhe me mijëra lakuriq nate të cilët jetojnë në këtë sistem të shpellave. Madje, ju mund të “përjetoni” edhe jetën si lakuriq nate falë simulimit mbresëlënës të këtij parku.

 

PARKU KOMBËTAR KANIONI BRYCE, UTAH- SHBA
Amfiteatrot e mrekullueshme natyrore me ngjyrë të portokalltë të këtij peizazhi të famshëm të shkretëtirës, tani janë të shfaqur në tërësi ani pse jum und të jeni në dhomën tuaj të ditës. Kjo shëtitje virtuale përmes adresës: https://artsandculture.withgoogle.com/…/b…/sunset-point-tour
është e përqendruar në Sunset Point, dhe ju mundëson që të shijoni se si duke qielli i natës përplot me yje në këtë park kombëtar. Po ashtu, ju mund t’iu afroheni formacioneve të shkëmbinjve të parkut, e madje edhe të kalëroni përmes kanionit nga rehatia e shtëpisë suaj.

 

PARKU KOMBËTAR DRY TORTUGAS, FLORIDA – SHBA
Ky park mjaft i distancuar dhe tejet i nënvlerësuar, gjendet rreth 115 kilometra në perëndim të Key West-it. Si park i zogjve dhe jetës detare, ai i përmban disa prej gumave koralore më të shëndetshme në brigjet e Amerikës veriore. Kjo zonë është e njohur edhe për legjendat e saj për piratët, arin e fundosur dhe të kaluarën ushtarake. Falë kësaj shëtitjeje virtuale në përmes adresës:
https://artsandculture.withgoogle.com/…/near-little-africa-…
ju do të vizitoni Kështjellën Jefferson nga periudha e luftës civile, të kaloni përmes gumës koralore të tretë më të madhe në botë dhe të futeni në anijen e fundosur në vitin 1907.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE