YJËSIA ANDROMEDA

YJËSIA ANDROMEDA

 

Objekti më i largët në qiell të cilin njerëzit mund ta shohin me sytë e tyre pa mjete ndihmëse është një prej yjësive më të mëdha dhe më të afërta me yjësinë tonë të Rrugës së Qumështit. Ajo njihet me emrin Yjësia Adromeda, dhe ndonëse gjendet 2,5 milionë vite drite larg Tokës, triliona yjet e saj janë të mjaftueshme për të emituar një shkëlqim të fuqishëm në pafundësinë e gjithësisë.

 

Përkundër distancës së madhe mes tyre, Rryga e Qumështit dhe Andromeda janë në rrugë për t’u ndeshur me njëra-tjetrën dhe ato parashihet që të fillojnë të bashkohen pas rreth 4,5 miliardë viteve (mos thoni që nuk jeni paralajmëruar).

 

Dikur mendohej që Yjësia Andromeda ishte një mjegullnajë. Në vitet e hershme të astronomisë moderne, çdo trup qiellor i shpërhapur dhe i pa definuar quhej mjegullnajë, duke e përfshirë atë që sot e njohim si një yjësi fqinje. Përkufizimi i thjeshtuar modern i një mjegullnaje i referohet yjësive në formim të cilat do të bashkohen përgjatë kohës kozmike në diçka më pak… mjegullore.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE