FESTIVALI I FILMIT NË KANË

 

Kana është një qytet i bukur në bregun jugor të Francës, dhe për më shumë se 75 vjet, ka qenë shtëpia e një prej festivaleve më të mëdha të filmit në botë – Festivali i Filmit në Kanë. Fillimisht u quajt Festivali Ndërkombëtar i Filmit, por që nga viti 2002, e përvetësoi emrin ‘Festival de Cannes’. Çdo vit, ngjarja ekskluzive mirëpret shfaqje për kineastët, aktorët, kritikët dhe personalitetet nga industria. Nderimet kryesore në festival ‘Palma e Artë’ jepen nga një juri e veçantë e kineastëve dhe kritikëve të njohur ndërkombëtarisht, dhe ‘Film du Marché’, një treg i ndërlidhur i filmit që filloi në bashkëpunim me festivalin, është ngjarja më e madhe e përvitshme e industrisë së filmit.

 

Kur filloi Festivali i Filmit në Kanë?

Festivali lindi në vitin 1938 nga një ide e diplomatit francez Philippe Erlanger, si reagim ndaj ndërhyrjeve të Adolf Hitlerit dhe Benito Musolinit në rezultatet e finales së Festivalit të Filmit të Venecias 1938, duke detyruar që filmat propagandistikë të shpalleshin fitues. Ideja ishte që Festivali i Kanës jo vetëm të konkurronte me Festivalin e Filmit në Venecia, i vetmi festival tjetër ndërkombëtar i filmit në atë kohë, por të krijonte edhe një hapësirë apolitike ku sundonte arti. Megjithatë, fillimi i Luftës së Dytë Botërore e shkaktoi shtyrjen e edicionit të parë të Festivalit në Kanë deri në shtator 1946. Por ky nuk ishte fundi i problemeve pasi edicionet e vitit 1948 dhe 1949 u anuluan përsëri, por këtë herë për mungesë të fondeve. Problemet vazhduan gjatë 15 viteve të para, megjithatë, identiteti i tij u forcua dhe ky festival u shndërrua në ngjarjen që ne e njohim sot.

 

Kush i zgjedh filmat që shfaqen në Kanë?

Çdo vit, Kana mbledh një komision përzgjedhës për t’i shqyrtuar të gjitha paraqitjet. Nga rreth 2000 filma që paraqiten çdo vit, komisioni i zgjedh rreth 50 filma artistikë dhe 10 filma të shkurtër për t’u bërë pjesë e përzgjedhjes zyrtare. Shfaqjet ndahen sipas kategorive, të cilat e përfshijnë garën kryesore të jurisë, përzgjedhjet e ‘Cinefondation’, filmat që konkurrojnë në kategorinë ‘Un Certain Regard’ dhe filmat që shfaqen jashtë garës.

 

Çfarë çmimesh ndahen në Kanë?

Elementi artistik i festivalit u rrit me ndarjen e çmimeve. Ato ndahen sipas rregullave gjithnjë e më të strukturuara gjatë viteve ‘50, deri në prezantimin e Palmës së Artë në vitin 1955. Çmimi e mori emrin dhe dizajnin nga pema në stemën e qytetit të Kanës. Çmimi u pezullua midis viteve 1964 dhe 1975 për shkak të çështjeve lidhur me të drejtat e autorit, por ‘Palma’ ka qenë çmimi kryesor i festivalit që nga rikthimi i tij. Në vitin 1997 “Chopard”, prodhuesi dhe shitësi zviceran i orëve luksoze, bizhuterive dhe aksesorëve, e modernizoi çmimin, i cili punohet ng a ari 24 karatësh dhe kristali, i prerë me dorë dhe secili model është unik. Fillimisht kishte vetëm një çmim në Kanë, por që atëherë u shtuan çmime të tjera, ku Çmimi i Madh konsiderohet si vendi i dytë, ndërsa çmimi i Jurisë mbetet gjithashtu prestigjioz.

 

Sa shpesh fituesit e Kanës kanë fituar çmime të tjera të mëdha?

Kana është një nga festivalet më të vlerësuara ndërkombëtare të filmit, që e përfaqëson kinemanë nga e gjithë bota. Palma e Artë dhe Çmimi i Madh janë çmimet kryesore. Por, në raport me çmimet Oscar, Golden Globes dhe BAFTA, suksesi në Kanë jo domosdoshmërisht është tregues i drejtpërdrejtë. Megjithatë, festivali e ka një marrëdhënie të gjatë me promovimin e aspekteve të ndryshme të kinemasë hollivudiane. Në vitet 1970, çmimet ishin një vend promovimi për regjisorët e pavarur amerikanë. “Apocalypse Now”, “Taxi Driver”, “MASH”, “The Conversation” dhe “Scarecrow” e fituan Palmën e Artë dhe nderimet pasuese. Juria e festivalit e ndau njëzëri Palmën e Artë për “Parasite”. Filmi i parë korean që e fitoi këtë nder, i cili gjithashtu e fitoi çmimin për filmin më të mirë, skenarin origjinal, regjisorin dhe filmin ndërkombëtar, në edicionin e 92-të të Çmimeve të Akademisë. Ky është filmi i parë dhe i vetëm në një gjuhë tjetër nga anglishtja që i ka fituar nderimet më të larta Oscar. Megjithatë, fitorja në Kanë mbetet më se e mjaftueshme për shumicën.

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE