GentonisDe – “KURRË MOS U DORËZONI”

Kush është Gentonisi, fillimet e para në skenën muzikore, takimi i parë me muzikën, këngët e para?
Jam Gentonis Dervishaj dhe me muzikë kam filluar të merrem që nga mosha 12 vjeçare por, hapat e parë në muzikë i kam hedhur si producent muzikor së bashku me Adonis Dervishaj. Në vitin 2017, vendosa që punën si producent ta çoj një hap më tej dhe të krijoj ‘label-in’ tim dhe të menaxhoj artistë të rinj. “Label-in”, së bashku me disa artistë dhe shokë të tjerë, vendosëm që ta emërojmë “Vortex Music”. Pas rreth dy vjet punë në ‘label-in’ tim, vendosa që të realizoja edhe një projekt timin personal. Kështu, më 7 prill, debutova si reper me projektin e parë muzikor “KSMP (Kurrë S’ki Me Pas)”, i cili u prit shumë mirë nga publiku. Pas këtij suksesi, pasuan projektet e tjera si: Probleme, Nuk Nalna, Jeta në Kosovë dhe Latina. Së fundi e kam publikuar këngën “Edhe Njo”, për të cilën e realizova edhe videoklipin tim të parë. E veçanta e kësaj kënge është ajo e ka një stil tërësisht ndryshe nga këngët e mia të mëparshme.

 

Çfarë zhanri të muzikës më me dëshirë këndoni?
Zhanri muzikor që me më së shumti dëshirë e këndojë është Rap, RnB.

 

Cilat janë mesazhet e këngëve tuaja?
Mesazhet e këngëve të mia janë gjërat që kanë ndodhur në jetën time në të kaluarën por, ka raste edhe në të tashmen.

 

Kush ka ndikuar më shumë në formimin tënd si artist?
I jam shumë falënderues për arritjet e mia në karrierën time muzikore dy personave që çdo herë më kanë qëndruar afër si për të mirë edhe për të keq, që kanë qenë krahu im i djathtë: Adonis Dervishaj dhe Ylli Elshani (SHOK).

 

Nëse do të darkoje më tre persona të famshëm (të gjallë apo të vdekur), cilët janë ata?
2 Pac, Eminem dhe Raf Camora.

 

Cilat gjëra në jetë ju bëjnë të qeshni?
Politika në vendin tonë.

 

Cili është pseudonimi juaj, dhe cila është historia mbrapa tij?
Pseudonimi im është “GentonisDe”. Gentonis është emri im dhe De janë dy shkronjat e para të mbiemrit tim.

 

Cili ka qenë emisionin argëtues që e ke shikuar me dëshirë kur ishe i vogël? Kurse tani çka shikoni më me dëshirë në TV?
Kur isha i vogël shikoja Tom dhe Jerry si dhe Sponge Bob, kurse, tani nuk është se shikoj shumë emisione por do të veçoja “SHPK Nazi”.

 

Nëse do të të duhej të dëgjoje vetëm një këngë tërë jetën, cila do të ishte ajo?
Stick Figure ‘Smoking Love’.

 

Nëse do të të duhej të haje vetëm një ushqim tërë jetën, cili do të ishte ai?
Fasulet.

 

Na trego një kujtim nga fëmijëria dhe ndjenjat që të sjell ai kujtim sa herë të bie në mend?
Shkolla fillore, kur e rrëzoja shporetin në klasë për të bërë tym në mënyrë që të ndërprehej mësimi, nuk harrohet ky moment!

 

Çfarë do të bëje nëse do të fitoje 1 milion euro?
Do të investoja në diçka të madhe për ta shumëfishuar shumën.

 

Cili është destinacioni turistik i ëndrrave?
Muri Kinez.

 

Cilin film e keni shikuar më shumë se njëherë?
Undisputed

 

Cilat janë dëshirat tua për llambën e Alladinit?
Vila në Miami, Ferrari dhe Kompania Apple të bëhen të miat.

 

Në cilën periudhë të historisë kishe pasur dëshirë të jetosh?
Në kohën e Skënderbeut.

 

Në cilin qytet kishe dëshiruar të jetosh?
New York.

 

Çka vëren së pari kur je në bisedë me dikë?
Gjithmonë e filloj bisedën me shaka për ta kuptuar karakterin e njerëzve që i kam përballë dhe për të parë sa të përshtatshëm janë ata për të qenë në rrethin tim.

 

A është dashuria vetëm fjalë?
Dashuria është ndjenjë dhe ndjenjat ekzistojnë.

 

Po të detyroheshe të bëje diçka nga këto, cilën do ta zgjidhje:
Të luash rol negativ në një telenovelë;
Të lash një grumbull të madh të enëve; apo
Të hidhesh me litar mbrojtës nga një lartësi e madhe.

 

Cilit lloj të ëmbëlsirës kurrë nuk i thoni jo?
Trileqes.

 

Cilat janë disa prej sukseseve të juaja?
Ndër sukseset më të mëdha të grupit tonë është anëtarësimi në “Universal Music Group”. Kjo do të thotë se ne tash jemi në mbrojtje të këtij grupi, i cili i menaxhon edhe llogaritë e grupit tonë në portalet muzikore online si: Spotify, Deezer, Tidal, iTunes, iMusic, xBox Music, etj.

 

Cila është porosia e juaj për të rinjtë e Kosovës??
Ndiqeni ëndrrën tuaj, mos u dorëzoni asnjëherë në synimin tuaj se herët a vonë do t’ia arrini qëllimit – Never Give Up!

 

 

PROFILI:
Emri dhe mbiemri: Gentonis Dervishi
Data e lindjes: 17/08/1997
Vendi i lindjes: Runik, Skenderaj
Gjatësia: 1.79m
Pesha: 91kg
Ngjyra e syve: Kafe
Ngjyra e flokëve: Zezë
Ushqimi i preferuar: Pasul
Muzika e preferuar: Rap/RnB
Këngëtari i preferuar: Noizy
Pija e preferuar: Sprite
Ngjyra e preferuar: Kuqe
Talenti sekret: BeatMaker
Sporti i preferuar: PingPong
Sportisti i preferuar: Ricardo KaKa’
Cilat janë virtytet tuaja: Besa dhe Karakteri
Stili i veshjes: Xhinse dhe fanella Swag
Kompania incizuese: Vortex Entertainment Music

PDF Magazine

Tetor

(ALB_ENG)210

READ MORE

NEW MAGAZINE