Pas aplikacioneve interesante, risive interesante teknologjike, ju sjellim një listë pajisjesh për vajza! Do të pajtoheni që disa nga këto pajisje nuk janë vetëm për vajzat. Sidoqoftë, ne bëmë të pamundurën për t’i përmbledhur të gjitha pajisjet që do të lehtësonin jetën e përditshme të vajzave. Lexoni më poshtë!
“Tile Mate” – gjurmues i çelësave, telefonit, apo çfarëdo gjësendi!
A i humbni vazhdimisht çelësat? “Tile Mate” do t’ju ndihmojë që kurrë më të mos i humbni çelësat. “Tile Mate” është një gjurmues “Bluetooth” që lehtë mund të ngjitet në ndonjë varëse çelësash, ose i bashkëngjitet çdo gjëje që nuk dëshironi të humbni për ta gjetur atë shpejt. Përdorni telefonin tuaj të mençur për të bërë “Tile Mate-in” tuaj të cingërojë kur ai gjendet afër. Nëse e humbni plotësisht pajisjen tuaj, mund të kërkoni ndihmë në mënyrë anonime nga komuniteti “Tile”. Me mbi 5 milion pajisje “Tile” të shitura, ky është rrjeti më i madh në botë për gjëra të humbura e të gjetura.
Stacioni “USB” për karikim të shumë pajisjeve
Me siguri në familje keni përdorues të tabletave, telefonave të mençur dhe ndoshta edhe të disa pajisjeve të tjera të mençura. Ky stacion “USB” për karikim ose mbushje mund të mbushë njëkohësisht deri në 6 pajisje. Zbulimi automatik dhe karikimi i mençur janë të integruara brenda këtij stacioni. Stacioni për karikim ka një çip të mençur të integruar me porte universale “USB”. Kjo pajisje është gjithashtu mjaftueshëm ‘inteligjente’ sa për të rregulluar automatikisht nevojat e energjisë për secilën pajisje të lidhur. Ka mbrojtje nga qarku i shkurtër dhe nga mbingarkesa. Falë kësaj pajisje, bateria e telefonit tuaj të mençur ose e tabletit tuaj do të jetë gjithmonë e mbushur, gjersa pajisjet tuaja do të jenë të gatshme për punë. Me gjashtë porte, ka hapësirë të mjaftueshme për disa nga pajisjet tuaja të mençura.
Kufjet “Skullcandy Knockout”
Kufjet “Skullcandy Knockout” janë dizajnuar posaçërisht për rehati dhe stil që do t’u përshtateshin vajzave. Ato janë shumë të rehatshme për t’u mbajtur me një shirit të përshtatshëm për kokë dhe sfungjerë të pastër për veshë. Ato mund të palosen dhe prodhohen në modele të ndryshme elegante. Këto kufje sigurisht që janë interesante për çdo vajzë që pëlqen të dëgjojë muzikë.
Unaza “Motiv” për fitnes, për monitorim të gjumit dhe të rrahjes së zemrës
Kjo unazë ose ky rreth është si një “Fitbit”, por në vend që ta vendosësh në dorë, mund ta vendosësh në gisht. Unaza “Motiv” do të përcjellë gjumin dhe pulsin tuaj. Ajo gjithashtu mat shpejtësinë e rrahjes së zemrës, kaloritë dhe ka një pedometër që do të numërojë hapat tuaj në ditë. “Motivi” është i papërshkueshëm nga uji, i qëndrueshëm dhe i ndërtuar nga titani ultra i lehtë. Koha e karikimit ose mbushjes së baterisë është 90 minuta dhe zgjatë tre ditë. Njëkohësisht ka një stil të përditshëm dhe elegant.
Tastierë universale e palosshme e “Microsoft-it” për iPad, iPhone, pajisjet Android dhe tabletat e “Windows-it”
Të shkruash në një ekran iPad ose telefon të mençur nuk është më së lehti dhe më së miri. Dritarja që del me shkronja si në tastaturë është e tolerueshme kur bëhet fjalë për tekste të shkurtra, por shtypja e ndonjë gjëje më të gjatë sigurisht që një tastaturë prej vërteti do ta bëjë shtypjen më të lehtë. Tastatura universale e palosshme e “Microsoft-it” ju mundëson të keni një tastaturë kudo që të shkoni. Dizajni kompakt i palosshëm me një fotrollë si guacë e bën atë të lehtë dhe të qëndrueshëm, gjersa për shkak të madhësisë së saj të lehtë mund të futet në një çantë dore, çantë, ose xhep.
Pasqyra “Sensorit Simplehuman”
Kjo pasqyrë nuk është e lirë. Por sigurisht që mund të bëhet pasqyra e preferuar e çdo vajze. Pse është kjo pasqyrë kaq e veçantë? Kemi të bëjmë me një pasqyrë të mençur! Ka një sistem ndriçimi të veçantë që simulon dritën natyrore të diellit, madje dy herë më të fortë. Me një aplikacion të veçantë mund të kapni parametrat e dritës përreth jush dhe me saktësi t’i riprodhoni ato në pasqyrë. Kjo pasqyrë gjithashtu ka një senzor që lejon që pasqyra të ndizet kur t’i afroheni.
Xhep vetëngjitës për telefon
Ju mund ta harroni kuletën tuaj, por kurrë nuk do ta lini telefonin tuaj në shtëpi. Ky xhep ngjitet në telefonin ose fotrollën e telefonit tuaj, në të cilin mundeni të mbani para, kartela apo çelësa.
(burimi: https://geargadgetsandgizmos.com/, https://goodhousekeeping.com/)