KATËR FILMA TË SHKËLQYER PËR KËTË FUNDVIT

 

Në mesin e shumë traditave të tjera, festat e fund vitit janë të njohura edhe si një periudhë e mrekullueshme për të shikuar filma. Tek e fundit, çfarë ‘arratisje’ më të mirë mund të kemi gjatë netëve të ftohta të dimrit. Kjo është arsyeja pse çdo vit Hollywood-i vjen me një sërë filmash të ri duke filluar nga romancat e festave e deri te filmat fantastiko-shkencor përplot me aksion. Në kuadër të ofertës së sivjetme i kemi përzgjedhur që t’ua prezantojmë katër kandidatë të jashtëzakonshëm, dy prej të cilëve janë vazhdime të dy filmave tejet të suksesshëm.

 

FALLING FOR CHRISTMAS

Zhanri: Festiv, romancë, komedi

Regjia: Janeen Damian

Aktorët: Lindsay Lohan, Chord Overstreet, Jack Wagner, George Young, Chase Ramsey, Ali Lohan

 

Një trashëgimtare e llastuar e hoteleve e porsafejuar e pëson një aksident gjatë skijimit. Ajo pëson amnezi dhe përfundon në kujdesin e pronarit të hijshëm dhe punëtor të kabinave me qira dhe vajzës së tij të mençur, pak ditë para Krishtlindjes.

 

SPIRITED

Zhanri: Festiv, mjuzikëll, komedi, fantazi

Regjia: Sean Anders

Aktorët: Will Ferrell, Ryan Reynolds, Octavia Spencer, Patrick Page, Sunita Mani, Loren G. Woods

 

Po, ky është një ripunim tjetër i tregimit klasik festiv të Çarls Dikens “Një Këngë Krishtlindjesh”. Vetëm se kësaj here, është Shpirti i Krishtlindjeve të së tashmes ai që e analizon jetën e tij falë një Kurrnaci (Scrooge) të posaçëm. Filmi Spirited, padyshim i ka aktorët më të famshëm nga të gjithë filmat festiv sivjet, ku Will Ferrell e luan Shpirtin e Krishtlindjeve dhe Ryan Reynolds paraqitet si mjerani që supozohet se është ai që duhet të ndryshojë.

 

GLASS ONION: A KNIVES OUT MYSTERY

Zhanri: Mister, Triler

Regjia: Rian Johnson

Aktorët: Daniel Craig, Edward Norton, Dave Bautista, Kate Hudson, Kathryn Hahn, Leslie Odom Jr.

 

Pas dinamikave familjare në filmin “Knives Out” regjisori Rian Johnson e provon veten në një mjedis të ri. Kësaj here miliarderi ekscentrik, Miles Bron (Edward Norton), e fton grupin e miqve të tij të vjetër për pushime në ishullin e tij të veçuar në Greqi (dhe atë gjatë COVID-it), ku ata duhet të zgjedhin misterin e vrasjes së tij. Sidoqoftë, loja merr një kthesë të papritur me ftesën për krye detektivin Benoit Blanc (Daniel Craig), i cili mbetet po aq brilant sa edhe i çuditshëm.

 

AVATAR: THE WAY OF WATER

Zhanri: Fantashkencë, Aventurë, Aksion, Fantazi

Regjia: James Cameron

Aktorët: Zoe Saldana, Sam Worthington, Sigourney Weaver, Stephen Lang, Cliff Curtis, Joel David Moore

 

I vendosur rreth një dekadë pas ngjarjeve të filmit të parë “Avatar”, vazhdimi “Avatar: The Way of Water” vazhdon që ta tregojë historinë e familjes Sully (Jake, Neytiri dhe fëmijëve të tyre), telashet që i përcjellin ata, gjërat që ata duhet t’i bëjnë për të mbrojtur njëri-tjetrin, betejat që duhet t’i luftojnë për të mbijetuar, dhe tragjeditë të cilave duhet t’iu bëjnë ballë.

Our team delivers reliable solutions tailored to your specific needs. We prioritize quality and customer satisfaction in every project.

Address :

Info :

Best KINDERGARTEN Theme

All Demos Included

With Kindergarten WordPress Theme you will have everything you need to create a memorable and enchanting online presence. Start create your dream education site today.