Ndonjëherë është e vështirë të shihen përfitimet e teknologjisë për adoleshentët. Në fund të fundit, kur adoleshentët kalojnë orë të pafundme duke luajtur videolojëra ose duke i ngulur sytë në telefonat e tyre të mençur, teknologjia mund të shihet më shumë si një barrë sesa një përfitim. Megjithatë, në botën e sotme sfiduese, efektet pozitive të teknologjisë tek adoleshentët janë domethënëse. Më poshtë i kemi renditur katër nga përfitimet më domethënëse.
Aplikacionet e njohura të mesazheve dhe platformat e medieve sociale i lidhin adoleshentët me adoleshentë të tjerë. Këto mjete digjitale ua mundësojnë adoleshentëve të mbajnë kontakte me miqtë e tyre nga shkolla, përmes thirrjeve telefonike me fotografi, mesazheve në grup ose duke dërguar TikTok-ë qesharakë, shumë prej të cilëve janë bërë viral gjatë muajve të fundit.
Duke mësuar se si të përdoren pajisjet dhe aplikacionet e ndryshme, një adoleshent përballet me sfidën e inovacioneve të reja, duke e pasur parasysh përparimin e shpejtë të teknologjisë. Zgjidhja e tillë e problemeve mund të përfshijë zbulimin se si të lidhni një PlayStation të ri me televizorin ose si të zhvendosni të dhënat nga një telefon në tjetrin, ose edhe si të përdorni Google Maps për të lundruar në një qytet të ri. Gjersa po zhvillohen aplikacionet inovative dhe avancimet teknologjike, një adoleshent i aplikon elementet e zgjidhjes së problemeve për çdo pengesë të re që më vonë do të shpërblehet në “botën reale”. Për shembull, kur një person punon në një zyrë, virtuoziteti teknologjik është një ekspertizë e vlefshme.
Realiteti i thjeshtë është se fëmijët e sotëm po mësojnë në mënyra që ne nuk i kemi imagjinuar kur ishim fëmijë. Adoleshentët përdorin aplikacionin Duolingo për të mësuar gjuhët, aplikacionin Audible për të dëgjuar libra dhe aplikacionin Evernote për të mbajtur shënime nga klasa. Në të vërtetë, aplikacionet e telefonëve të mençur, rrjetet sociale dhe faqet interaktive të internetit dhe horizontet e reja janë normative për adoleshentët. Si rezultat, adoleshentët shpejt bëhen të aftë me një mori mjetesh të ndryshme mësimore digjitale, duke i rritur kështu mundësitë arsimore.
Duke ua kaluar markerëve dhe shkumësave me ngjyra, aplikacionet e telefonave të
mençur dhe faqet interaktive të internetit u ofrojnë adoleshentëve mundësinë për të ndarë pasionet e tyre artistike kudo e gjerë. Për shembull, adoleshentët mund të regjistrojnë një performancë muzikore në YouTube, të bëjnë një tabelë humori në Pinterest, të modifikojnë foto në aplikacionin VSCO ose të mësojnë një kërcim të ri në TikTok dhe ta postojnë në llogarinë e tyre. Duke përdorur video dhe zë, adoleshentët mund të kenë qasje në lloje të ndryshme mjetesh digjitale që i ndihmojnë ata të lulëzojnë në mënyrë krijuese dhe të ndajnë lehtësisht krijimet e tyre. Ato gjithashtu ua ofrojnë mundësinë për inkurajim dhe komente kreative.
Ecja përpara me teknologjinë
Teknologjia i lejon adoleshentët që të mbajnë kontakte me familjen, miqtë e tyre dhe komunitetin e tyre më të madh. Së dyti, Interneti është një burim i rëndësishëm për informacion dhe mjete edukative, është thjesht një burim i njohjes së asaj që është në dispozicion. Shpresojmë që aplikacionet dhe teknologjitë e diskutuara në këtë artikull të jenë të dobishme për ju. Si gjithmonë, sigurohuni që të mbani sigurinë një përparësi kryesore ndërsa eksperimentoni me teknologji të ndryshme. Shumë aplikacione dhe pajisje ofrojnë kontrolle prindërore në mënyrë që të bllokoni përmbajtjen e papërshtatshme. Por, edhe të mësuarit për sigurinë në internet është gjithashtu i rëndësishëm. Si përfundim, mund të thuhet me siguri se me mjetet e duhura dhe një mentalitet të përgjegjshëm, ka shumë përfitime të teknologjisë për adoleshentët.