LUAR ARANI: NUK E KONCEPTOJ BOTËN PA TINGUJT E MUZIKËS!

 

Për herë të parë Luar Arani u prezantua para publikut shqiptar me këngën “Gjithmonë”, një bashkëpunim me Flori Mumajesin. Shumë shpejt, kjo këngë u bë një prej hiteve më të paharruara të muzikës shqiptare. Padyshim, zëri i butë dhe melankolik i Luarit është një prej arsyeve kryesore për suksesin e kësaj kënge. Në këtë intervistë frymëzuese, ne e hulumtojmë botën e mahnitshme të Luar Aranit, një këngëtare dhe pianiste e talentuar, e cila njihet për kompozimet e saj melankolike dhe zërin e veçantë. Në këtë intervistë, ajo na tregon për rrugëtimin e saj në industrinë e muzikës, sfidat dhe sukseset që i ka përjetuar si artiste. Gjithashtu, ajo na tregon për ndikimin e jetës së saj në Gjermani në krijimtarinë e saj muzikore dhe më shumë. Shoqërohuni në këtë udhëtim të mrekullueshëm për të zbuluar më shumë për Luar Aranin dhe muzikën e saj që i kap zemrat e publikut.

 

Kush është Luar Arani?

Unë jam një k antautore dhe pianiste e cila anon tek kompozimet melankolike. Nuk do ta konceptoja botën pa tinguj muzikorë, do më dukej shumë bosh. Sa i përket pjesës jashtë muzikës kam lindur në Tiranë, ku e kam vazhduar liceun artistik për piano dhe më pas kam studiuar në Gjermani për biznes dhe drejtim korporatash. Aktualisht paralel me muzikën, punoj si ana liste në industrinë financiare.

 

Si e nisët rrugëtimin tuaj në industrinë e muzikës?

Rrugëtimin e muzikës e kam nisur në moshën 7 vjeçare pasi mamaja ime vuri re aftësi të ndryshme tek unë dhe më dërgoi tek liceu artistik për të dhënë provimin për piano. Jam e lumtur që ajo pati të drejtë, unë e kalova provimin dhe aty filloi rrugëtimi im në muzikë. Të zbulosh talentin e duhur te një fëmijë që në moshë të vogël është goxha aftësi. Faleminderit mami!

 

Kënga “Gjithmonë” ua ka siguruar një vend të veçantë në zemrat e publikut. Çfarë ndjenje ua jep fakti se që në fillim të karrierës e keni realizuar një baladë kaq të paharrueshme?

Ndihem e lumtur, pasi e dija që në fillim të këtij rrugëtimi që mund të mos prodhoja asnjë këngë e cila do të mbetej ndër vite. Të kesh mundësi të godasësh që me këngën e parë për një artist është një lumturi dhe njëkohësisht peshë mbi shpatulla për të arritur gjithnjë e më shumë.

 

Aktualisht jetoni në Gjermani. Sa ju pengon apo ndihmon kjo që të qëndroni pranë shijeve të publikut shqiptar me muzikën tuaj?

Sidomos në këtë dhjetë vjeçar muzika është bërë më globale se kurrë. Për më tepër, për shkak të vrullit të platformave sociale nuk është më e vështirë të jetosh në një shtet dhe njëkohësisht ta kesh të mundur të ndjekësh trendët në një shtet tjetër.

 

Sa ju ndihmon fakti që pjesën më të madhe të muzikës dhe teksteve tuaja ju i realizoni vet?

Më ndihmon të jem më në paqe me v eten dhe të ndihem më e sigurt për produktin final. Më ndihmon gjithashtu në emocionin e të kënduarit pasi ndonjëherë këngët janë personale.

 

Cila mendoni se është pjesa më sfiduese e të qenit këngëtare dhe si i kapërceni ato sfida?

Të qenit vetvetja. Duke e ruajtur individualitetin.

 

Çfarë këshille do t’u jepnit muzikantëve aspirantë që sapo e kanë filluar karrierën e tyre?

Arti edhe pse në vetvete është diçka sublime dhe e bukur, bie ndonjëherë ndesh me industrinë e muzikës e cila është shumë e ashpër. Do të ndodheni shumë herë në udhëkryq dhe mbase ndonjëherë mund të ndiheni të mposhtur, por ruajeni pasionin që e keni dhe mos e humbni shpirtin tuaj artistik. Mos harroni që ka shumë artistë nëpër botë të cilët kanë arritur të shkëlqejnë në moshë shumë të vonë si dhe shumë të cilët në fillimin e karrierës së tyre iu është thënë që duhet të heqin dorë. Besoni fort tek vetja juaj dhe tek arti juaj që ju bën aq të veçantë.

 

Cila mendoni se është cilësia më e rëndësishme për një këngëtar dhe pse?

Është e vështirë të veçosh një komponent pasi që besoj se duhet një grup cilësish për të qenë një artist i arrirë. Megjithatë, një nga cilësitë më kryesore për një këngëtar mendoj se është të kesh një zë aq të veçantë sa dëgjuesit ta kuptojnë menjëherë se kush je vetëm nga audio.

 

A mund të flisni për ndonjë hobi apo interes që e keni jashtë muzikës?

Të lexoj si dhe t ë udhëtoj në sa më shumë pjesë të botës dhe të përjetoj kultura të ndryshme.

 

Cila është këshilla më e mirë që ua kanë dhënë ndonjëherë?

Prindërit e mi më kanë thënë që çfarëdo që të arrijë në jetë duhet të qëndroj modeste pasi që jeta do të jetë gjithmonë një proces mësimi dhe mendjemadhësia do të më lërë në vend.

 

Tri momentet kyçe në jetën tuaj?

-Fitimi i konkursit për piano në lice për të filluar klasën e parë si pianiste.

-Publikimi i këngës time të parë si këngëtare duke bashkëpunuar me Flori Mumajesin për projektin “Gjithmonë”.

-Shpërngulja për të studiuar në Gjermani dhe Austri.

 

Cila është fitorja më e madhe në jetë?

Lidhja që e kam me familjen. Jemi gjithmonë aty për njëri-tjetrin. Jam me fat.

 

Facebook, Instagram, Snapchat, WhatsApp, TikTok apo…?

Instagram dhe WhatsApp janë dy platformat që i përdor më së shumti.

 

Telefonatat, posta elektronike (email), apo porositë (SMS)?

Dikur telefonatat, tani emailet.

 

A përdorni simbole (emoji) në komunikimin tuaj dhe cilat i përdorni më shpesh?

Sidomos me familjen përdor shumë emoji pasi që edhe ata i përdorin shumë. 🤣😅🥹🥰🎈

 

A mund ta shkruani një porosi vetëm me simbole dhe të na e shpjegoni?

🧗🏻‍♀️⬆️ 🧗🏻❗️ = Lart e më lart!

 

Cilat janë pikat e tua më të dobëta që ti synon që t’i përmirësosh?

Kokëfortësia dhe perfeksionizmi.

 

Për çfarë ke dëshirë të mbahesh në mend më së shumti?

Për mirësinë, talentin dhe inteligjencën.

 

Radhiti sipas rëndësisë: Puna, Talenti dhe Pasioni?

Duhen të tria për të arritur qëllimin.

 

Lidhja e juaj me publikun dhe artin e Kosovës?

Ndër vite kam punuar me producent si Mixey, Cricket, RZON në Prishtinë si dhe dy nga bashkëpunimet më të fundit i kam pasur me artistë të Kosovës si Mc Kresha ose Ermal Fejzullahu.

 

Cila është porosia e juaj për lexuesit tanë?

Përdoreni aftësinë dhe talentin tuaj për të mirë. Edhe nëse ju duket sikur nuk do t’i lëvizni malet duke e ndihmuar dikë, bamirësia dhe sjellja e mirë nuk të varfëron kurrë, por të lartëson. Gjithashtu, çfarëdo ambicie që të keni në jetë, ato nuk mund të arrihen në një mendje dhe trup jo të shëndoshë. Kujdesuni për shëndetin tuaj mendor dhe fizik!

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE