Parku Royal Natal në provincën Kwazulu-Natal (Kuazulu-Natal) radhitet në mesin e parqeve më mbresëlënëse të Afrikës së Jugut. ky titull është edhe më mbresëlënës kur kihet parasysh se ky është një park relativisht i vogël me një sipërfaqe prej vetëm 77,5 kilometra katror.
Royal Natal njihet për larminë e zogjve që jetojnë aty, lokacionet kulturore antike dhe padyshim peizazhin thjesht mahnitës. Merita më e madhe për këtë nam, padyshim i takon atij që njihet si “Amfiteatri” – një faqe shkëmbore që e dominon horizontin.

Amfiteatri i takon Skarpatit të Drakensberg, për të cilin kemi shkruar në të kaluarën këtu. Këta shkëmbinj rreth 5 kilometra të gjatë ngrihen lart deri në 1220 metra mbi nivelin e detit. Ujëvara Tugela, e cila thuhet se është ujëvara e dytë më e madhe në botë, rrjedh nga majat e këtyre shkëmbinjve dhe përfundon poshtë në rrjedhën e Lumit Tugela.



