SCARLETT JOHANSSON PERSONALITETI ME “PAKO TË PLOTË”

 

Scarlett Johansson mund të njihet për rolin e ‘Black Widow’, por ka shumë fakte të tjera interesante që mund të mos i dini. Scarlett Johansson është një aktore dhe këngëtare amerikane e cila është gjithashtu një nga personalitetet më të bukura, karizmatike dhe simpatike të kohës sonë. Ajo është një nga femrat më me ndikim në Hollywood dhe tashmë është bërë idhull i shumë vajzave që duan ta ndjekin më tej pasionin e tyre. Popullariteti dhe fama e saj e veçojnë atë nga të tjerët dhe duke qenë se ajo është mishërim i popullaritetit për kaq shumë kohë, ajo me të vërtetë është shfaqur si një pako e plotë në industri. Këtu po ju japim disa fakte rreth saj që me të vërtetë e plotësojnë personalitetin e saj të “Pakos së Plotë”.

 

Paraardhësit

Johansson ka lindur më 22 nëntor 1984, në Manhattan, Nju Jork. Babai i saj është me origjinë nga Kopenhaga, Danimarkë, kurse nëna e saj është me origjinë hebreje.

 

Fillimet

Ajo e filloi karrierën e saj duke bërë reklama dhe role të vogla teatrale. Në vitin 1994, Johansson arriti të bënte debutimin e saj kinematografik në filmin ‘North’. Më vonë, në vitin 1996 ajo e pati një rol si adoleshente shtatzënë në ‘Manny & Lo’. Depërtimi i vërtetë i Johansson ndodhi në vitin 2001, kur ajo mori një rol në klasikun e kultit ‘Ghost World’.

 

Refuzimi

Është e vështirë të mendosh se një aktore si Scarlet Johansson do të përballej ndonjëherë me refuzim. Sidoqoftë, gjithçka filloi kur ajo ishte shtatë vjeçe dhe vëllai i saj nënshkroi me një agjent talentesh, duke e lënë atë pas. Refuzimet vazhduan në vitin 2003 kur ajo aplikoi në Shkollën e Arteve ‘Tisch’ në Nju Jork, dhe disa javë më vonë, ajo u përball me një tjetër shkresë refuzimi. Një shembull tjetër është filmi i famshëm ‘The Parent Trap’, ku Johansson e kishte bërë audicionin për rolin, por roli iu dha Lindsey Lohan. Pavarësisht çdo refuzimi të madh apo të vogël, ajo luftoi dhe u bë historia e suksesit që është sot.

 

Përkushtimi

Johansson dëshironte të bëhej aktore që kur ishte vajzë e vogël, e kjo iu bë e qartë prindërve të saj kur e gjenin para pasqyrës duke qarë me lot vetëm sa për ta përmirësuar aktrimin e saj. Një tjetër shenjë ishte kur ajo filloi të bënte shfaqje të jashtëzakonshme në shtëpi duke kënduar dhe kërcyer para familjes së saj.

 

Dukja

Në karrierën e saj prej 25 vitesh, ajo është cilësuar si një nga femrat më seksi në botë në sondazhe dhe publikime të panumërta. Revista ‘In Touch’ ia dha asaj titullin në vitin 2006. Në të njëjtin vit revista ‘Esquire’ vendosi t’ia jepte asaj vendin e parë të nderit, dhe shtatë vjet më vonë, në vitin 2013, kjo revistë ia dha këtë nder edhe një herë. Kjo e bëri atë gruan e vetme që e mori këtë nder dy herë.

 

Talenti

Në vitin 2003, Johansson ishte aktore 18-vjeçare që e luajti një nga ato rolet vendimtare në karrierë në filmin ‘Lost in Translation’. Kritikët e pëlqyen dhe e vlerësuan për performancën e saj të jashtëzakonshme dhe aftësinë e saj për ta luajtur një person më të vjetër. Në të njëjtin vit ajo e fitoi rolin kryesor në filmin ‘Girl with a Pearl Earring’. Në procesin e përzgjedhjes, ajo i mposhti 150 rivale dhe e fitoi rolin.

Frymëzimi

Në vitin 2008, Katy Perry e vuri re të mrekullueshmen Scarlett Johansson në një revistë dhe e pyeti të dashurin e saj nëse do të ishte në rregull që ta puthte nëse ajo do të hynte në derë në atë moment. Siç doli që të jetë, Scarlett ishte frymëzimi për hitin e madh ‘I Kissed A Girl’. Johansson e mori gjithçka si një kompliment të madh dhe bënte shaka duke thënë se pavarësisht se sa e adhurueshme është e gjithë kjo situatë, ajo do t’i qëndronte besnike bashkëshortit të saj të atëhershëm Ryan Reynolds.

 

Modestia

Shpeshherë njerëzit priren të besojnë se aktoret e Hollivudit janë të pasjellshme, egoiste dhe kanë stil jetese të çmendur dhe ekstravagant që shihet vetëm në filmat ku ato luajnë. Ndoshta këtu ka diçka të vërtetë, por jo kur bëhet fjalë për Scarlett Johansson. Në vitin 2004 ajo ishte tashmë një mega yll, por zgjodhi të festonte ditëlindjen e saj të 20-të në Disneyland. Siç u kuptua më pas, ajo është një mega-fanse e Disney dhe ende fotografohet shpesh atje.

 

Çmimet

Me një listë të pafund rolesh dhe shfaqjesh të jashtëzakonshme në film, është e vështirë të besohet se Johansson nuk e ka fituar ende një Oscar. Gjatë viteve ajo është nominuar për katër Globe të Artë. Ajo gjithashtu mori dy nominime për Oscar për performancën më të mirë nga një aktore në rol kryesor për Histori Martese dhe për Performancën më të Mirë nga një aktore në Rol Dytësor në ‘Jojo Rabbit’.

PDF Magazine

Prill

READ MORE

NEW MAGAZINE