2 Dec

VAZHDOJNË DONACIONET E KFOR-IT

  Në vazhdën e realizimit të projekteve për t’iu dalë në ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, dje më 1 dhjetor 2021, njësiti i CIMIC-ut (Bashkëpunimit Civilo-Ushtarak) i KFOR-it e realizoi edhe një donacion. Përfitues kësaj radhe ishte Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë, të cilës në kuadër të këtij donacioni iu […]

           Më shumë

1 Dec

YLBERI SHIHET MË SË MIRI NË HAUAI (HAWAII)!

  Ylberi është një fenomen natyror spektakolar, dhe kur bëhet fjalë për të, ata që jetojnë në Hauai (Hawaii) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të konsiderohen ndër njerëzit më me fat në botë. Krahas që ylberi është një dukuri që paraqitet shpesh në qiellin e Hauait, ai është edhe një pjesë e pandashme […]

           Më shumë

1 Dec

FTOI – ‘MBRETI’ I VJESHTËS

  Ftoi është një bombë e vitaminave në vjeshtë. Ai njihet qëmoti në mjekësinë popullore dhe përdoret para së gjithash si mjet për lehtësimin e kollitjes, dhe zbutjen e problemeve të stomakut.   Ky fryt i dobishëm e ka origjinën nga Azia Jugperëndimore dhe pjesët e tij mjekësore krahas frytit janë edhe farat dhe gjethet. […]

           Më shumë

29 Nov

Nentor

           Më shumë

26 Nov

HISTORIA E PARFUMEVE

  Historia e parfumeve daton që nga koha parahistorike kur njeriu parahistorik, i ngacmuar nga tymi aromatik i zjarrit e zbuloi që disa drunj, posaçërisht ata që ishin të pasur me rrëshirë, gjatë ndezjes lëshonin aromë të këndshme.   Origjina e fjalës parfum Ndoshta është befasuese, por fjala parfum është me origjinë nga gjuha latine […]

           Më shumë

26 Nov

BOTA E RE DHE VIKINGËT

  Vinland ose “toka e verës” nuk gjendet në asnjë prej hartave të sotme. Mirëpo, rreth 1000 vjet më parë, ajo ishte teatri i një momenti historik në historinë botërore. Sagat e Islandës e përmendin si vendin ku, 500 vjet përpara se anijet e Kolombit të arrinin atje, vikingët ishin evropianët e parë që shkelën […]

           Më shumë

25 Nov

SHKENCËTARËT TË HUTUAR NGA NGADALËSIMI I RROTULLIMIT TË TOKËS

  Planeti ynë papritur ka vendosur që të rrotullohet pak më ngadalë gjatë këtij viti, kurse shkencëtarët ende nuk kanë arritur që ta zbulojnë arsyen e kësaj sjelljeje.   Në fillim të vitit të kaluar, shkencëtarët e vërejtën që Toka filloi të rrotullohej paksa më shpejtë rreth boshtit të saj. ritmi i përshpejtuar i rrotullimit […]

           Më shumë

25 Nov

JETOJMË NË EPOKËN E MBETURINAVE

  Historia e njerëzimit është e ndarë në disa epoka si ajo e gurit, bronzit, avullit, informatikës… Emërtimet e të gjitha këtyre periudhave vijnë nga shenja dalluese e cila e përcakton atë epokë. Kështu për shembull në epokën e gurit njeriu filloi ta përdorte gurin në dobi të veten (për punë, gjueti, etj.). Duke e […]

           Më shumë

24 Nov

SHKRIRJA NUKLEARE SI BURIM I ENERGJISË

  Fuzioni ose shkrirja nukleare është bashkimi i bërthamave të atomeve me qëllim të lirimit të energjisë. Kjo është një mënyrë e pastër dhe e sigurt për furnizimin e shtëpive tona dhe industrisë me energji elektrike. Ky gral i shenjtë i energjetikës iu ka shpëtuar fizikanëve për dekada të tëra, mirëpo ka shenja që e […]

           Më shumë

24 Nov

CILA ËSHTË ORIGJINA E NOFKËS SË PARISIT – QYTETI I DRITAVE

  Parisi ka shumë nofka – ‘Lutèce’, ‘Paname’, ‘Pantruche’ – mirëpo nofka e tij më e njohur në mbarë botën është Qyteti i Dritës. Sidoqoftë, shumica e njerëzve, gabimisht mendojnë që kjo nofkë e Parisit vjen për shkak të ndriçimit mahnitës të bulevardeve, urave dhe monumenteve të ndryshme të këtij qyteti.   Një qytet i […]

           Më shumë

23 Nov

FAKTE MAHNITËSE PËR KANALIN E SUEZIT

  Kanali i Suezit është një rrugë detare që shtrihet nga veriu drejt jugut përmes istmusit të Suezit në Egjipt, i cili e lidh Detin e Mesdheut me Detin e Kuq. Ky kanal e ndan Afrikën nga Azia dhe e ofron rrugën më të shkurtër detare në mes të Evropës dhe tokave përreth oqeanit Indian […]

           Më shumë

23 Nov

QYTETI ANTIK I PETRËS

  Qyteti antik i Petrës, arabisht Batra, ishte qendra e një mbretërie arabe gjatë periudhës helene dhe romake, rrënojat e të cilit gjenden në jugperëndim të Jordanisë së sotme. Qyteti është ndërtuar në një tarracë, e cila përshkohet nga lindja drejt perëndimit nga e ashtuquajtura Wadi Musa (Lugina e Moisiut) – një nga vendet ku […]

           Më shumë